Kryesore

PD për reagimin e Berishës: Fyerjet dhe shpifjet ndaj Zhupës mungesë e etikës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 15/12/21 |
Opi Nion

Zyra e Partisë Demokratike i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit në reagimin e tij e cilësonte si qesharak deklaratën e zëdhënëses Ina Zhupa.

Zhupa në deklaratën e saj tha se ish-kryeministri Berisha po tërheq vëmendjen nga skandali i inceneratorëve.

Sipas PD, me deklaratën e tij Berisha ka fyer dhe shpifur ndaj Zhupës, duke dëshmuar mungesë të argumenteve dhe etikës së komunikimit.

PD thekson se shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit, e se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen.

Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!”-thuhet në reagimin e PD./Opinion.al

Pas