Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD për Ramën: Mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh

2023/02/18 at 3:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për Tiranën, emrat e opozitës që përfliten se do hyjnë në primare

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka risjellë në vëmendje raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të periudhës maj-gusht 2021 për menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bozdo thotë se KLSH konkludon se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ndër të tjera Bozdo akuzon SPAK se pavarësisht fakteve nuk ka reaguar.

Deklarata e plotë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GËh në 440 GËh.Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MËh.

Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.

Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.

Kjo situatë katastrofike solli që në 3 tetor 2021, Edi Rama, në një dalje solemne të tij, të deklaronte krizën energjetike në vend:
Faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.
Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujdo tjetër.
Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata që shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.

Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milion eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

Ndërkaq, dy anijet “shpëtimtare” që do të ndosin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dy vjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.

Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh.
Cikli “pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin” do të marrë fund. Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa “çunat e mirë” të krimit, të mposhtësh Shqiperinë dhe shqiptarët.

Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!

 

 

Etiketa: kaskada e drinitklshKorporata Elektroenergjetike ShqiptarePDrama


Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
Bota

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

25 Shtator, 2025 4:26 pm
Para
Gjiknuri komunikon risinë e PS: Në 28 degë do jenë drejtuese gra

Amnistia fiskale dhe kanabisi legal në mjekësi, Gjiknuri: I duhen Shqipërisë

Propozimi Europian për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me Scholz

Propozimi Europian për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me Scholz

Sulmet kibernetike, Kim: 50 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë

Yuri Kim: Investimet e SHBA në Shqipëri janë rritur
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
25 Shtator, 2025

Portreti i Joe Biden nuk është më në Shtëpinë e Bardhë! Presidenti Donald Trump duket se ka bërë sërish ndryshime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com