Aktualitet

PD për Ramën e Berishën: Në ekrane u shfaq episodi haluçinant i 2 njerëzve që …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 28/01/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar për deklaratat kundër PD-së, dhe kreut të saj Lulzim Basha, të dhëna nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në dy emisione të ndryshme televizive.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se Rama dhe Berisha janë njësoj. Sipas PD, ata përdorin të njëjtën gjuhë dhe mbrojnë të njëjtat interesa.

Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thotë PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar dje në emisionin “Opinion”,  hodhi akuza të rënda ndaj Bashës teksa tha se ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu i ka dhënë dosjen “Muzin”,  në të cilën sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha përfshihej në pastrimin e parave.

Ndërkohë kryeministri Rama në një intervistë televizive po mbrëmjen e djeshme tha se Berisha dhe Basha janë në një rrugë të madhe dhe nuk kanë të ardhme si lider të opozitës shqiptare./Opinion.al

Pas