Aktualitet

PD për mbetjet urbane: Bombë mjedisore, SPAK të veprojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 11/07/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme krizën mjedisore në Kavajë.

Në një deklaratë për mediat nga Golemi, përfaqësuesi i PD Andi Lila duke deklaruar se qeveria po bën lojë me shëndetin e qytetarëve, me qëllim përfitimin e mafias.

Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë. Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë. Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.”- tha Lila.

Në fjalën e tij Lila i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë përpara se pasojat të jenë të parikuperushme për ambientin dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve.

”Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale. Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.”- thuhet në deklaratën e PD./Opinion.al

Pas