Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD për arrestimet në ministrinë e Brendshme: Të nisin hetimet për Ramën

2021/07/10 at 1:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD për arrestimet në ministrinë e Brendshme: Të nisin hetimet për Ramën

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Brendshme për manipulim të procesit të marrjes së tenderit për uniformat e Policisë.


Nga selia blu, deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, shprehet se drejtësia duhet të nis hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Alibeaj thotë se qeveria është përfshirë në afer të tjera korruptive edhe më të rënda, teksa fton SPAK të nis hetimet për tenderat e dhënë gjatë viteve të qeverisjes socialiste.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për unifromat e policisë.

Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi.

Madje, ministri i Ramës, që  ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgjënjeshtrim të deklratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.

Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptarëve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.

Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.

Sigurisht cdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryehet nga zyrtarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.

Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij,  u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.

Të gjitha këto përbëjnë këmbana të forta alarmi për dekonsiprimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrijë në nivelet më të larta të qeverisë.  Kjo është e pafalshme!

Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.

Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama.  Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!

Etiketa: ministria e brendshmePDspaktenderi


Ju sugjerojmë

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit
Bota

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

22 Janar, 2026 4:19 pm
Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima
Rajoni

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

22 Janar, 2026 4:18 pm
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Kryesore

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

22 Janar, 2026 4:15 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

22 Janar, 2026 2:19 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Para
Koronavirusi/ 13 raste të reja dhe asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ 13 raste të reja dhe asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut

Nis nga Paskuqani vaksinimi kundër COVID-19 me njësi lëvizëse

Nis nga Paskuqani vaksinimi kundër COVID-19 me njësi lëvizëse

Nga artizanati në biznes, një tjetër mundësi për idetë kreative  

Nga artizanati në biznes, një tjetër mundësi për idetë kreative  
















TE FUNDIT

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai...

Lexo më shumë

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
22 Janar, 2026

Një incident i ndodhur në Minesota ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në komunitet, pas arrestimit të një fëmije 5-vjeçar nga...

Lexo më shumë

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

SHBA del zyrtarisht nga OBSH
22 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të enjte, pavarësisht se një lëvizje e tillë është...

Lexo më shumë

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
22 Janar, 2026

Deklaratat e Donald Trump në Davos, sipas të cilave Groenlanda ka qenë dikur territor amerikan, kanë ringjallur një debat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com