Kryesore

PD paditi ish-ministrin e LSI, reagon Kryemadhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 20/10/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi në SPAK padinë për inceneratorin e Tiranës, ku mes të padiutrve ishte dhe ish-ministrit i LSI për Mjedisin, Lefter Koka.

Lidhur me këtë fakt, ka folur Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shfajësoi partinë e saj, duke thënë se Koka ka vepruar në mënyrë personale.

Ish-ministri i LSI tashmë është mes të paditurve nga Partia Demokratike në SPAK lidhur me këtë çështje. Por Kryemadhi tha se Koka në atë kohë ndërhynte në parti për t’i mbyllur gojën zërave kundër koncesionit.

“LSI nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket angazhimeve personale të secilit prej ne. Do të mbanim përgjegjësi nëse do të ishim palë. Petrit Vasili ka qenë i pari kundër edhe pse ndërhyrjet e zotit Koka kanë qenë të shpeshta në parti për të mbyllur gojën për këtë. LSI nuk bën asnjë lloj kompromisi me këdo, edhe drejtues i LSI-së qoftë ai, për të ndërtuar pasurinë apo lumturinë në kurriz të popullit shqiptar”,-deklaroi Kryemadhi.

Partia Demokratike dorëzoi dje në SPAK kallëzimin penal për inceneratorët ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe dy shtetasve të tjerë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ Opinion.al

Pas