Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD padit kreun e Policisë së Tiranës

2019/10/12 at 1:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha thërret strukturat e PD në fundjavë, vendoset për aksionin opozitar

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë hetimin ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar sipas saj në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.


Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.

Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë:  “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Partia Demokratike në kallëzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë çdo filmim të kryer, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në kallzim.

Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
“Vetoja e Macron dëmton Shqipërinë,Maqedonia e Veriut mbështet nga Merkel”

Paralajmërimi i Macron: Ofensiva turke në Siri mund të ringjallë ISIS-in

Skafi me 1 ton hashash, lirohen tre shqiptarët

Skafi me 1 ton hashash, lirohen tre shqiptarët

Dosja/ Alkool dhe kokainë në shtëpi, fjalët e fundit të viktimës në Kavajë

Dosja/ Alkool dhe kokainë në shtëpi, fjalët e fundit të viktimës në Kavajë
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com