Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në një postim në Facebook, Spaho ka sjellë në vëmendje një fjalim të kryeministrit Rama në vitin 2018 ku ai shprehet se në fund të vitit 2020 aeroporti i Vlorës do të jetë i ndërtuar.
Aeroporti i Vlorës ende nuk ka nisur nga ndërtimi, ndërsa kryeministri deklaroi dje se do të ndërtohet.
“Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen. Gënjen nga mëngjesi në darkë, nga Jugu në Veri. Investimet që premton nuk ekzistojnë. Prej disa vjetësh mashtron vlonjatët për aeroportin e Vlorës. Aeroporti mbeti një projekt në 3D, sepse Bashkimi Europian e refuzoi planin e tij për të vjedhur me biznesmenë të dyshimtë turq. Edi Rama është një kryeministër i dalë bojë, që si mjet kryesor politik ka gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve.”- shkruan Spaho. /Opinion.al