Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD nxjerr dokumentet/ Koncesioni i Laboratorëve, miliona euro afera korruptive

2016/12/17 at 2:39 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD nxjerr dokumentet/ Koncesioni i Laboratorëve, miliona euro afera korruptive

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denonimet për konçesionin e laboratorëve, duke publikuar dokumente që ngarkojnë me përgjegjësi ministrin Beqaj.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se “shpejt do të marrim vesh se kush nga klientët e kryeminitrit do ta gëzojë këtë pjesë të shëndetësisë. ‎Ky konçesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 konçesione, vetëm në shëndetësi. 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë”.

Deklarata

Konçesioni i rrjetit të laboratorëve publikë vjen pas atij të check-up-it, të sterilizimit, të dializës dhe është një hap tjetër në planin e mirëmenduar dhe të qëllimshëm të Edi Ramës për të privatizuar shëndetësinë në favor të klientëve të tij.

Së shpejti, do të marrim vesh se kush nga klientët e kryeminitrit do ta gëzojë këtë pjesë të shëndetësisë. ‎Ky konçesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 konçesione, vetëm në shëndetësi. 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Konçesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë.

Askund nuk është aplikuar në këtë shtrirje. Vlen të theksohet që të gjitha eksperiencat ndërkombëtare nuk dëshmojnë sukses, por kryesisht dështime apo rikthime në sektorin shtetëror.

Konçesioni po bëhet në mungesë transparence. Detajet e tij po mbahen të fshehta. Nuk janë pyetur mjekët, nuk janë pyetur punonjësit.

As Komisionit të Shëndetësisë të Kuvendit nuk i është dhënë informacion i plotë mbi konçesionin, duke shkelur kushtetutën, legjislacionin në fuqi.

Por ajo që e bën edhe më skandaloz këtë koncesion është se aplikimi i këtij projekti në QSUT sjell efekte të shumëfishta negative: për karakterin unik të shërbimeve laboratorike, në dëmtimin e parikthyeshëm të funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor të këtyre shërbimeve, që janë qendra kombëtare unike, ekselence për formimin, specializimin dhe punën kërkimore të të rinjve në këto fusha.‎ Dëmet do jenë të mëdha e të pariparueshme.

Konçesioni është korruptiv:

Beqaj pretendon që duhen 11 milionë euro investime, që qeveria nuk i bën dot, sepse nuk i ka këto fonde. Por gjithkush e di që në këtë sektor, rinovimi dhe modernizimi i laboratorëve mjekësore spitalore publike, nuk ka nevojë për investime fillestare, sepse testet laboratorike shoqërohen me teknologji në përdorim, mirëmbajtje si dhe informatizim laboratorik.

‎Konçesioni është tejet korruptiv:

Në një kërkim në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimit Publik, në lidhje me shpenzimet për laboratorët në të gjithë vendin, na rezulton që në një vit, qeveria shpenzon më pak se 1 milionë euro në vit. ‎

Pra, nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milionë euro. Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do shkojnë në xhepat e klientit të rradhës.

Konçesioni do të monopolizojë sistemin laboratorik mjekësor, do të prodhojë çmime të pakontrolluara e të larta, do të cënojë cilësinë dhe transparencën e shërbimit dhe do të krijojë problem të sigurisë për shëndetin e pacientëve. Në këtë sistem të korruptuar që ne kemi, privati do të gjejë përherë mundësi të dëmtojë cilësinë për të fituar më shumë.

Konçesioni pritet të rrisë ndjeshëm korrupsionin nëpërmjet inflacionit të testeve laboratorike duke rritur fiktivisht pagesat nga shteti, nëpërmjet taksapaguesve.

Konçesioni pritet të ketë pasoja të ndjeshme njerëzore dhe humane, pasi rrezikon të hedhë në rrugë rreth 850 mjekë dhe staf mjekësor.

Me shumë gjasa, ata do të zëvendësohen nga njerëz më pak të kualifikuar por që kanë në xhep teserën e partisë, që ndjekin mbledhjet e PS-së, apo japin zarfet nën dorë.

‎Konçesioni, s’është gjë tjetër veçse një proçedurë korruptive dhe abuzive, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ‎që përbën një shkelje të rëndë.

Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës  të tërhiqet nga ky koncesion kurruptiv i cili do ketë pasoja të rënda humane, shkencore, didaktike, financiare‎.

Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthejë mbrapsht këtë konçesion, këtë vjedhje të re në shëndetësi, ashtu si edhe të tjerat që kanë bërë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Messenger vjen me një përditësim të ri, ndryshon tërësisht fotot dhe videot tuaja

Messenger vjen me një përditësim të ri, ndryshon tërësisht fotot dhe videot tuaja

Qyteti kinez që “prodhon” Krishtlindjet tona

Qyteti kinez që “prodhon” Krishtlindjet tona

Rozana Radi pas fitores së “Këngës Magjike”: Do t’ju plasi bomba në dorë shumë shpejt!

Rozana Radi pas fitores së “Këngës Magjike”: Do t’ju plasi bomba në dorë shumë shpejt!

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com