Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD numëron pasojat e Aktit Normativ, akuza Ramës: Ja çfarë i shkakton shqiptarëve

2018/08/08 at 12:21 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
PD numëron pasojat e Aktit Normativ, akuza Ramës: Ja çfarë i shkakton shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sot, Aktin Normativ të firmosur nga kryeministri Edi Rama e ka quajtur një arnim të radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ajo numëroi pasojat e rënda që sjell ai për konsumatorët, familjarët dhe biznesin. Tabaku tha se sado që kryeministri përpiqet të mbulojë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Sipas saj, vetëm për vitin aktual, mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.

Deklarata e Tabakut

Dy gjëra janë të sigurta në buxhetin e qeverive socialiste dhe mbi të gjitha qeverisë Rama “mosmbledhja e taksave dhe akti normative”. Këto të dyja janë kolonat mbi të cilat lartohet qeveria e tepsisë Rama, e cila edhe këtë vit dështoi të prodhonte një buxhet real dhe eficent në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare.

Prandaj, kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion. Sado që kryeministri përpiqet të mbulojnë dështimin ekonomik me arnime të njëpasnjëshme dhe arritje imagjinare ekonomike, e vërteta ulëret të kundërtën.

Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve.

KONSUMATORET:

  1. Dita dites paguajne gjithnje e me shume para per ushqime, veshmbathje dhe arsimim, cmime te rritura rreth 20% krahasuar me nje vit me pare.
    2. Pagujne gjithnje e me shume per arbitraritetin ne sherbimet publike me ane te korrupsionit te perhapur ne cdo qelize te strukturave shteterore.
    3. Shqiptaret kerkojne pune por nuk e gjejne ate.
    Qytetaret po harxhojne edhe ato pak kursime qe kane vendosur me shume mund nder vite, 150 milione dollare kane rene depozitat e shqiptareve ne vetem 1 vit.
    4. Per me teper, e ardhmja vleresohet e zymte.

Po sipas Bankes se Shqiperise, besimi i tyre per te ardhmen eshte negativ, renie e besimit me 1.8 pike perqindje. Kjo renie ka ardhur si pasoje e:

  1. a) Perkeqesimit te “situates se pritur te familjeve”, -3.8pp.
  2. b) Perkeqesimit te “situates se te ardhurave dhe shpenzimeve”, -2.6 pp.
  3. c) Perkeqesimit te “situates se pergjithshme ekonomike e pritshme ne vend”, -0.3pp.

BIZNESET:

  1. Ka rene besimi ne te gjithe sektoret e ekonomise, renie besimi prej 9.9 pike perqindje.
    · Industria, -3.7 pike perqindje.
    · Ndertimi, -1.9 pike perqindje.
    · Sherbimet, -8.9 pike perqindje,
    · Tregtia, -3.3 pike perqindje.
    6. Sipas të dhënave të BSH kredia për investime është në rënie megjithëse norma e interest është më e ulët. Sipas të dhënave nga BSH raporti i kredisë për investime është më i ulët edhe se një vit më parë.
    Totali i kredise per bizneset qershor 2018, rezulton te jete 3.7% me i ulet sesa stoku i qershorit te vitit paraardhes (-120 mln dollare).
    Kjo situatë e kredisë bie në kundërshti me PPP-të që qeveria ka dhënë deri më sot. Sipas grafikut të PPP-ve bizneset duhet të kishin rritur kërkesat dhe kreditë në raport pasi edhe kostot e PPP janë rritur.
  2. Numri i bizneseve që kalojnë në gjendjen pasiv janë duke u rritur. Sipas të dhënave 45 biznese në ditë mbyllen në Shqipëri ndërsa në total në këto katër vite që janë rritur taksat janë kaluar në pasiv 68.731 biznese.
    Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 1272 biznese, ose pothuajse 65% me shume sesa korriku 2017 (i cili rezultonte 771 biznese).
    Janar-Korrik 2018 kane kaluar ne status pasiv 8143 biznese, ose pothuajse 49% me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (e cila shenonte vleren 5568 biznese).
  3. Sic u vertetua, futja ne TVSH e biznesit te vogel (11.500 subjekte), nuk ishte per formalizimin e ekonomise, por per favorizimin e disa subjekteve te medha qe operojne ne sektorin e tregtise. Sic vihet re, TVSH e brendshme per periudhen prill – qershor 2018, rezulton te jete 5.5 milione dollare me e ulet sesa ajo e arketuar gjate te njejtes periudhe te vitit te kaluar.

Kjo shumë sot i mungon buxhetit të shtetit edhe sepse qeveria është treguar e shtrenjtë në bizneset e vogla por tolerante ndaj bizneseve të mëdha, të cilat duke qenë pjesë e tregut oligark tolerohen në kontrollet tatimore, ndërkohë që sot cdo biznes I vogël ndjen kërbacin e qeverisë.

  1. Klima e perkeqesuar e te berit biznes thuhet qarte edhe ne Raportin e DASH, i vili evidenton problemet e korrupsionit, PPP-ve dhe ndërhyrjes së qeverisë në treg që ka larguar investimet e huaja në vend.

Shtresa e ish te perndjekurve politike:
· Eshte harruar nga qeveria.
· Ne 6 muajt e pare 2018, per kete shtrese jane alokuar 2.3 mln dollare, 4 here me pak sesa planifikimi 6-mujor i cili ishte ne masen 9.4 mln dollare.
· Akoma me alarmante qershori. Ne muajin qershor jane paguar vetem 90 mije dollare per kompensimin e kesaj shtrese (20 here me pak sesa planifikimi qeveritar per qershor 2018).

Ky Akt Normativ vjen në një moment ku qeveria gjendet e zbuluar përpara abuzimeve me koncesionet dhe PPP që kanë rritur borxhin publik. Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP-të si detyrime në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rëndit Shqipërinë përpara Gjermanisë ndër 15 vendet me borxh me te larte. Shqiperia eshte e para në rajon per borxhin me 70 perqind dhe nqs llogarisim ketu dhe komtratat koncesionare shkon me 83 perq.

E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e sheshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori I rritjes së të ardhurave.

Ne besojmë se një ekonomi e qendrueshme arrihet kur qeveria investon dhe nuk prodhon oferta të pakërkuara si e si për t’I dhënë para publike një privati që kurrë nuk bën punën.

Ne besojmë që një ekonomi e lirë, një treg I çliruar nga dara e oligarkisë mundet të prodhojë punësimin, rritjen ekonomike dhe një buxhet më të pasur në të ardhura.

Partia Demokratike beson se vetëm një ekonomi që prodhon mundet të ulë borxhin publik dhe të prodhojë një ekonomi të qendrueshme për vendin.

Ndërsa vendi zhytet në kaosin e pastrimit të parave dhe mungesës së rendit, buxheti I shtetit dëshmon lëngimin e një qeverie të inkriminuar dhe pa vizion. Ka ardhur koha që ekonomia të ndryshojë rrugëtimin e saj dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm falë vizionit të Partisë Demokratike për ekonominë dhe shqiptarët.

 

Etiketa: akti normativakuza ramesekonomia shqiptare ne lengimPDshqiptaret


Ju sugjerojmë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

“Djali i deputetit të PS-së përdhunoi të renë”…Çfarë thotë Policia për akuzën e Berishës

Vrasja e bashkëshortes, lihet i lirë polici

Fleckenstein: Dialog PS-PD, nuk mund të menaxhojmë çdo mosmarrëveshje në Shqipëri

Fleckenstein: Dialog PS-PD, nuk mund të menaxhojmë çdo mosmarrëveshje në Shqipëri
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com