Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Nuk mund të ndryshohet sistemi zgjedhor 1 vit para zgjedhjeve

2020/07/09 at 2:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Partia Demokratike thotë se çdo veprim i njëanshëm për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga ana e qeverisë do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Në një deklaratë për shtyp, PD thekson se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor por kjo sipas saj nuk mund të ndodhë një vit para zgjedhjeve pasi kërkon një reformim të plotë kushtetues.

Partia Demokratike nënvizon gjithashtu se OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Hapja e këtij diskutimi në këtë moment sipas PD, është një alibi e kryeministrit Edi Rama “për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit”

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
Para
COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

Situata e koronavirusit në SHBA, Trump përplaset me ekspertët

Prokuroria e SPAK i komunikon akuzën ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Dosja e Adriatik Llallës kthehet në prokurori,GJKKO i jep edhe 3 muaj kohë

FOTO / Si e ka frymëzuar koronavirusi artin e rrugës

“Shkoni në restorant, paguan ministri”,fushata për ringjalljen e ekonomisë

TE FUNDIT

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
28 Nëntor, 2025

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Në emër...

Lexo më shumë

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë....

Lexo më shumë

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për podcastin “East Side Stories” të medias austriake Die Presse, ku ka folur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com