Nëse Nishani do të dekretojë zgjedhjet më 25 Qershor sipas marrëveshjes Rama-Basha, atëherë Partia Demokratike duhet të regjistrohet në KQZ deri më 25 Maj. Pra brenda 5 ditësh. Teksa të gjithë presin të mësojnë emrat e kandidatëve për deputete dhe në media qarkullojnë disa emra, vetë PD përmes një njoftimi për mediat thotë se “listat nuk janë ende gati”
Madje, PD thotë se kryetari Basha ka ngritur një grup pune i cili prej ditës së djeshme ka nisur punen ne terren per te siguruar te dhena sa me objektive rreth kandidateve potenciale për deputetë.
Kështu për të hetuar kandidtët, në Shkodër është dërguar Edi Paloka, në Lezhe- Arben Ristani, në Kukes-Dhurata Cupi, në Diber-Ervin Salianji, në Durres-Florjon Mima, në Elbasan-Albana Vokshi, në Fier-Flamur Noka, në Berat-Tritan Shehu, në Korce-Edmond Spaho, në Vlore-Grida Duma, në Gjirokaster-Gent Strazimiri në Tirane-Aldo Bumci.
Partia Demokratike sqaron se emrat e lartpërmendur nuk do të kandidojnë në qarqet ku janë dërguar aktualisht për të marrë të dhëna për kandidatët. Kjo sipas tyre për të shmangur konfliktin e interesit.