Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Nga Habilajt te shoqëruesit e Tahirit, faktet vërtetojnë akuzat tona

2021/07/05 at 3:06 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Nga Habilajt te shoqëruesit e Tahirit, faktet vërtetojnë akuzat tona

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për të dosjen e SPAK të koduar “Shpirti”.

Nëpërmjet Enkeled Alibeja, Partia Demokratike pretendon se ka patur të drejtë në të gjitha akuzat e hedhura nga Habilajt e deri tek shoqëruesit e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Teksa po sipas PD vendi është kanabizuar me lejen e kryeministrit Edi Rama.

“Veprimet e tyre dëshmojnë se si, me urdhër politik, i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radarëve. Fatkeqësisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk janë nën arrest.

Arsyet për këtë janë të vetëkuptueshme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ramën.  Ky mashtrim i kryer për të mbrojtur urdhëruesit e kanabizimit të vendit, nuk është as i pari dhe as nuk do të jetë i fundit.  Por përsëri koha do t’i jap të drejtë Partisë Demokratike, sikurse na ka dhënë të drejtë për një tjetër mashtrim publik, atë të radarëve.

Të tre mashtruan për fikjen me porosi të radarëve. Sikurse dëshmon hetimi i antimafias italiane, radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës dhe fikja e tyre shpërblehej me 15 mijë euro.

Përballë hetimit të nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht.  Hesht sepse çdo gjë që ka ndodhur në vitet e kanabizimit të Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës.  Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kishte votuar në Parlament për të mos i dhënë leje prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin në vitin 2017. Nëse nuk do të ishte kështu, Rama nuk do të kërcënonte,  transferonte, hiqte nga puna dhe burgoste oficerët e policisë që denonconin lidhjet e politikës me trafikun e drogës, si në rastin e Dritan Zaganit.

Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse kryeministri nuk do të lejonte që me urdhër politik shteti të kthehej në një ndërmarrje të prodhimit të hashashit, Shqipëria e vogël nuk do të renditej e para në Europë dhe e gjashta në Botë për prodhimin e hashashit, sikurse tregojnë edhe raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nëse nuk do të ishte kështu, Edi Rama nuk do të lejonte pastrimin e parave të drogës në përmasat e tmerrshme që ka marrë në Shqipëri, duke kapur shifrën 1.6 miliardë euro pikërisht në vitet e lulëzimit të kanabisit në mbarë vendin, sikurse tregon raporti  i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar. Për çdo shqiptar e vërteta është fare e qartë, asgjë nuk ka ndodhur pa lejen e Edi Ramës.”– tha Alibeaj./Opinion.al

Etiketa: enkeled alibeajhabilaj

Ju sugjerojmë

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit

28 Gusht, 2025 9:46 am
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Komisioni Rregullator certifikon sot përfundimisht rezultatin e 11 majit

28 Gusht, 2025 9:31 am
8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev
Bota

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

28 Gusht, 2025 9:20 am
Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Bota

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

28 Gusht, 2025 9:00 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Moti për sot, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:18 am
Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Para
Rrihet me sende të forta avokati në Sarandë, zbardhet dëshmia

Rrihet me sende të forta avokati në Sarandë, zbardhet dëshmia

Erdhën nga Britania dhe nuk zbatuan karantinën, gjobiten 9 qytetarë

Nesër anulohen 4 fluturime në Aeroportin e Rinasit, vendet dhe oraret

Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen vetëm 3 raste të reja

TE FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit
28 Gusht, 2025

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e...

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator certifikon sot përfundimisht rezultatin e 11 majit

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
28 Gusht, 2025

Sot do të shpallet zyrtarisht rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Komisioni Rregullator pritet të mblidhet në ambientet...

Lexo më shumë

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev
28 Gusht, 2025

Të paktën tetë njerëz janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm i madh rus me dronë...

Lexo më shumë

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
28 Gusht, 2025

Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas Kancelarit Merz, organi i ri do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com