Kryesore

PD në zgjedhjet lokale me dy kandidatë? Dështojnë negociatat e bashkimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 01/11/22 |
Opi Nion

Negociatat për bashkimin e PD kanë dështuar. Nëpërmjet një deklarate të deputetëve të cilët nuk mbështesin Sali Berishën thuhet se pavarësisht se negociatat vijonin, nga pala tjetër janë marrë vendime të njëanshme.

Po ashtu, dy grupet në PD nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 maijt. Sipas tyre, nga grupi i Berishës i është vënë kusht njohja e  statutit që u miratua në Kuvendin Kombëtar të 11 dhejtorit.

Në këto kushte deputetët që nuk mbështesin lidershipin aktual të PD po përgatiten të zgjedhin kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale, duke risjellë përsëri skenarin e 6 marsit i cili e çoi PD drejt humbjes.

Bardhi bëri një propozim me 6 pika se si PD mund të bashkohet dhe të bashkëpunoj për zgjedhjet, në këtë propozim thuje se në PD duhej të ngrihej Këshilli Drejtues Politik që do të kishte peshën e vendimeve.

Po ashtu, theksohej se kandidatët duhet të dilnin 50% nga primaret dhe 50%  nëpërmjet sondazheve.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Pas