Kryesore

PD në Vlorë zgjedh kandidatët e propozuar për deputetë, asnjë kontestim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 05/10/20 |
Al Do

Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Degën Vlorë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga dega e PD në Vlorë, në votim kanë marrë pjesë 892 anëtarë nga 1,500 që ishin me të drejtë vote, ose ndryshe 59,5 %.

Anëtarët konfirmuan në bllok listën me kandidatë duke mos kontestuar asnjë emër.

Kandidatët që vijonë procesin ne fazën tjetër janë:

  1. Alta Haluci
  2. Atird Hoxha
  3. Bujar Leskaj
  4. Edmond Fetahu
  5. Eneida Vera
  6. Eremal Arapi
  7. Fation Veizaj
  8. Hysni Sharra
  9. Ilva Lamaj
  10. Juliana Xhindoli
  11. Kreshnik Alimerko
  12. Liljana Elmazi
  13. Lorenc Danaj
  14. Martin Gega
  15. Nada Daullja
  16. Nadire Meçorapaj
  17. Piro Ahmetaj
  18. Saemira Shaska
  19. Vullnet Karalliu

/Opinion.al

Pas