Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD në Vlorë kallëzon në SPAK Ballukun, ja për çfarë e akuzojnë

2021/04/05 at 4:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
54 milionë në bankë, 14.9 milionë cash,zbardhet pasuria e Belinda Ballukut

Partia Demokratike në Vlorë ditën e sotme ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun.


Bëhet me dije se kallëzimi penal kundër Ballukut është bërë për shkelje në procedure e tenderimit të Portit të Vlorës.

Sipas PD në Vlorë ministrja Balluku ka shpërdoruar detyrën duke skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues që kanë marrë pjesë në prokurim.

“Në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim; ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit”, thuhet mes të tjerash në kallëzimin e PD”, thuhet ndër të tjera në denoncim.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, ashtu sikurse kemi paralajmëruar më parë, Kallzimin Penal kundër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU për shkelje në procedurën e prokurimit për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës.

Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën e cituar më lartë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

Ky Kallzim i është drejtuar Strukurës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që sjellin përgjegjësi penale, të cilat konsistojnë në disa drejtime. Dhe konkretisht:

  1. i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;
    ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 22’842’417 euro pa TVSH e Shoqërisë “Marina Di Valona” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22’725’572 euro të Shoqërisë “Gjikuria” Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë “Albavia ” Sh.p.k me vlerë 1’876’427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik.

Theksojmë se kjo PPP është bërë në kundërshtim me Ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka bësim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime!

 

Etiketa: balluluPDporti i vloresspak


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Akuzohet për korrupsion, nis gjyqi ndaj kryeministrit të Izraelit

Akuzohet për korrupsion, nis gjyqi ndaj kryeministrit të Izraelit

Franca heton ministrat, akuzohen se kanë darkuar në restorante sekrete

Franca heton ministrat, akuzohen se kanë darkuar në restorante sekrete

73 viktima nga COVID-19 në Greqi

73 viktima nga COVID-19 në Greqi
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}