Aktualitet

PD në Kombinat: Pallati rrënohet pa vendim, shteti ligjor s’funksionon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 21/02/21 |
Doriana Çepunaj

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë se një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit është rrënuar nga Bashkia Tiranë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak.

Ina Zhupa theksoi se banorët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi shteti nuk po u jep një zgjidhje për strehimin e tyre në bazë të vlerës së pronës së apartamentit që kishin.

“Na kanë kërkuar dokumentet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë veKndim. Ky është cënim i të drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njëriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”, thotë një banore e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

Ndërsa një tjetër banore tha:“Nuk e di a kemi apo jo qeveri. Nuk merret asnjë masë që të bëhet diçka. Kemi dëgjuar se qeveria do të na japë ne që jemi burrë e grua në familje, me dy dhomë e një kuzhinë, nuk na takon 2 e kuzhinë, sepse ne po të strehojmë dhe do të marrësh një dhomë e një kuzhinë. Cila qeveri të mohon pronën?”.

Ina Zhupa theksoi se ky është një tjetër rast skandaloz se si ligji shkelet me të dyja këmbët dhe se si shteti shkatërron në mënyrë barbare banesat e qytetarëve, pa asnjë vendim ligjor.

“Ky pallat sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk është shembur akoma, ndërkohë që ne jemi në rrënojat e tij. Shteti ligjor me Edi Ramën dhe me Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nuk funksionon. Ata nuk duan t’ia dinë për ligjet, nuk duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë për strehimin e qytetarëve, duan vetëm të bëjnë propagandë, të fillojmë që këtu po shembet dhe gjoja po punohet në Kombinat. Duan vetëm të tregojnë që ata e meritojnë mandatin e tretë ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre, një grup oligarkësh dhe klientë të pushtetit. Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe me 25 prill qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana dhe për të fituar e gjithë Shqipëria”, tha Ina Zhupa nga Kombinati./Opinion.al

Pas