Gazetarja e Zërit të Amerikës Kejda Kostreci tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se raporti i bërë publik nga administrata amerikane lidhur me lobimin rus në Europë, vjen si pasojë e vendimit të administratës së Biden për të deklasifikuar informacionet.
“Një zyrtar i lartë i SHBA ka folur dje me gazetarë duke ju referuar një raporti të siguruar nga komuniteti i zbulimit për këto autoritete ruse që përpiqen të ndikojnë politikën në 24 vende përmes 300 milionë dollarëve.
Është diçka që ka dalë dje, por që ka analizuar të dhënat që nga 2014. Del pikërisht tani sepse janë mbledhur të dhënat, por është në vazhdën e përpjekjeve nga administrata Biden që, para luftës në Ukrainë për të deklasifikuar informacionet”, tha Kostreci./Opinion.al