Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ministria e Shëndetësisë të bëjë transparencën e 4 tenderave sekret

2020/04/07 at 11:21 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Partia Demokratike  i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë transparencë për katër tendera, që sipas saj, janë klasifikuar sekret në kundërshtim me ligjin.


Ish-Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj shprehet se kryeministri Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve sa lekë u shpenzuan dhe çfarë po fsheh me vendimin për të klasifikuar këto tendera si sekret shtetëror.

Alibeaj ka thënë se një kompani antenash televizive, pa përvojë në fushën e shëndetësisë, është një nga fituesit e tenderave të shpallur sekret.

Sipas tij, KLSH dhe SPAK duhet të verifikojnë, të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë këdo që vjedh paratë e shqiptarëve ne ditën më të vështirë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Sa herë qeveria kapet në shkelje të ligjit, ajo fshihet pas heshtjes apo sulmeve politike. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim për 4 tenderat e klasifikuar “sekret” në kundërshtim me ligjin. Këta tendera nuk kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Blerja e mjeteve mbrojtëse për mjekët, pasi u zbulua skandali i maskave të skaduar, e aparateve respiratorë dhe e kiteve për testim gati 1 muaj pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19 është bërë me procedure sekrete. Duket e pabesueshme por me procedurë “sekret shtetëror” është bërë edhe tenderi për trajtimin e mbetjeve spitalore. Pse janë klasifikuar sekret shtetëror këto tendera? Cfarë fshihet pas tyre? Në vend që të bëjë transparencë, qeveria hesht. Edi Rama ka urdhëruar të mbahet sekret informacioni se sa lekë u harxhuan për tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë, si u përzgjodhën kompanitë fituese apo çfarë ofertash bënë ato.  Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sesi po i përdor qeveria paratë e tyre, nëse këto para po përdoren mirë apo nëse me to po abuzohet.  Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Edi Rama janë pyetje që i bën çdo qytetar që kërkon transparencë nga qeveria e tij.

 

  1. Pse Edi Rama nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?
  2. Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
  3. Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Shpallja sekret e 4 tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë është e paligjshme. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë çfarë fshihet pas procedurave që, padrejtësisht, mbahen sekret. Ajo që tërheq vëmendjen nga shpallja e fituesve është se kompani pa përvojë paracaktohen për të përfituar nga epidemia. Njësoj si në rastin e kompanisë maqedonase të kompjuterave që mori tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe në tenderin e klasifikuar sekret të Ministrisë së Shëndetësië ka fituar një kompani antenash televizive.  “TBS 96” është e njëjta kompani që u përdor për shitjen e dekoderave për qytetarët me përkrahje sociale dhe që vetëm para pak kohësh ka shtuar si aktivitet të saj materialet dhe pajisjet mjekësore. Nëse qeveria këmbëngul të mbajë sekret një aferë duke mos lejuar transparencën, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u e kanë për detyrë të bëjnë transparencë. Ato duhet të verifikojnë, të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në ditën më të vështirë.  Për SPAK-un e sapokrijuar për të luftuar korrupsionin është e pafalshme heshtja apo infektimi nga virusi i kontrollit prej kryeminisrit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Trump dhe Biden “thyejnë akullin”, bisedojnë për krizën e koronavirusit

Trump dhe Biden "thyejnë akullin", bisedojnë për krizën e koronavirusit

Meta zbret në terren, flet për emigrantët e mbetur në kufi

Meta zbret në terren, flet për emigrantët e mbetur në kufi

Covid-19/Spanja e Turqia kthejnë testet që blenë në Kinë:Nuk janë të saktë

Koronavirusi në Belgjikë, rritet numri i viktimave
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com