Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu.
Mësohet se Lulzim Basha ka informuar deputetët për negociatat, menjëherë pas takimit me ambasadorët Lu e Vlahutin, takim ky në të cilin si Basha ashtu edhe Meta mësohet se kanë rënë dakort me propozimin e ri të ambasadorëve.
Burimet nga PD, thonë se vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së situatës.