Partia Demokratike, ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar, ku temë e diskutimit ka qenë Reforma në Drejtësi.
Burime brenda PD, bëjnë me dije se në mbledhje është vendosur që në seancën e radhës në parlament të mbështesë kërkesat e paraqitur nga organet e vettingut dhe të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur. Për ketë demokratët do të paraqesin në seancë amendamente.
Gjithashtu burime nga PD bëjnë me dije se do të kërkohet llogari për mosrespektimin e rregullores dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidentit për rishqyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve.
Ndërkohë PD do të nisë thirrjen e ministrave të dikastereve kryesore, e paralajmëruar që në fillim prej demokratëve.
Ndër të cilët edhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla lidhur me problemet me arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojmë dhe këtë vit si dhe për radhët e gjata. Gjithashtu në PD ka nisur puna dhe për hartimin e platformës për reformën zgjedhore.