Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD letër kreut të ONM dhe ambasadorëve: Qeveria kërkon të kontrollojë organet e pavarura të Vetingut

2017/10/02 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Blerje e votës në Elbasan, PD denoncon në polici marrjen e kartave të identitetit të qytetarëve romë 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i është drejtuar me një letër drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut,  Genoveva Ruiz Calavera dhe ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, duke theksuar se qeveria po kërkon të kontrollojë organet e reja të vetingut. Letra merr shkas nga votimi i buxhetit në Kuvend, ku u shkrua me 40 për qind numri i punonjësve për këto struktura. Ai kritikon edhe ambasadorët që nuk reaguan ndaj fjalimit të Ramës në Parlament. 


Pjesë nga letra e Spahos

Organet e reja të vettingut i paraqitën Kuvendit të Shqipërisë propozimin për miratimin e strukturave të tyre, duke argumentuar nevojën për staf administrativ dhe mbështetës, me një numër total punonjësish për të tre organet prej 185. 

Mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, pa dakortësinë e vetë organeve të reja të vettingut, vendosi të shkurtonte me rreth 40 për qind numrin e punonjësve, duke miratuar për të tre organet gjithësej 110 punonjës. Kjo strukturë e re, e hartuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse nuk gjeti dakortësinë e vetë organeve kushtetuese të vettingut, u miratua po me votat e mazhorancës në seancën plenare të datës 28 Shtator 2017.

Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve të pavarura, jo vetëm u shprehën kundër këtyre ndryshimeve, por theksuan se me ndryshimet e miratuara, po cenohen efikasiteti i punës së organeve të pavarura kushtetuese.

Marrja përsipër nga ana e Kuvendit, që të strukturojë organet e pavarura kushtetuese, duke ulur me 40 përqind numrin e punonjësve të kërkuar prej tyre, është pa asnjë dyshim cënim i parimit kushtetues të pavarësisë organizative/funksionale të këtyre organeve.

Në strukturën e miratuar vetëm me votat e shumicës në Kuvend, rezulton se është ulur numri i punonjëve të Njësisë së Shërbimeve Ligjore, krahas uljes së numrit të punonjësve të tjerë mbështetës të organeve të rilverësimit.

Ky ndryshim, prek thelbin e procesit të rivlerësimit dhe i pamundëson këtyre strukturave përmbushjen e detyrave sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Në vlerësimin tonë, vecanërisht “Njësia e Shërbimit Ligjor”, duhet të ketë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për të udhëhequr, nën drejtimin dhe kontrollin e anëtarëve të organeve të rivlerësimit, të gjithë procesin e vlerësimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Organet e rivlerësimit nuk mund të marrin të mirëqena inforamcionet dhe relacionet e përgatitura nga organet e treta nën ndikimin e Qeverisë.

Mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore do të sillte vënien përpara faktit të kryer të organeve të vettingut, nëpërmjet informacioneve të përgatitura nga institucionet e treta nën varësinë apo ndikimin e Qeverisë, të cilat do të ishin të pamundura të verifikoheshin nëse ka mungesa të burimeve të nevojshme njerëzore.

Gjithashtu, mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore do të sillte zgjatjen e paarsyeshme të procesit të rivlerësimit, i cili sic shprehet edhe Komisioni i Venecias (paragrafi 98 i Opinionit të Ndërmjetëm) krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

Qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, duke i trajtuar këto institucioni njëlloj me Ministritë në varësinë e tij, duke i diktuar strukturën dhe numrin e stafit mbështetës, është i papranueshëm, dhe provë e qartë se Qeveria nuk synon realizimin e procesit të vettingut në mënyrë të pavarur dhe se nuk i trajton organet e vettingut si organe të pavarura kushtetuese.

Po aq i papranueshëm është edhe qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, sipas të cilit, organet e vettingut nuk kanë nevojë për përkthyes, sepse do të ndihmohen në punën e tyre nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do t’ia përkthejë materialet.

Ky pohim i Kryeministrit në seancë plenare, provon tendencën e tij për ndërhyrjen e Qeverisë në veprimtarinë e organeve të pavarura të vettingut, cka rrezikon seriozisht të gjithë procesin.

Sabotimi i procesit të vettingut, rrezikon seriozisht funksioimin e të gjitha organeve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe dy organet e rëndësishme SPAK dhe BKH.

Më lejoni të kërkoj nga ana Juaj qëndrim aktiv edhe gjatë fazës së zbatimit, duke mbajtur nën kontroll veprimet tendencioze të Qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar procesin e vettingut.

Mosreagimi i partnerëve ndërkombëtar mbi ndërhyrjen e mazhorancës në organizimin e organeve të vettingut, u përdor nga Kryeministri në seancë plenare si një mbështetje ndaj veprimeve të tij. Për pasojë, çdo mungesë vëmendje apo reagimi nga ana juaj, duke lejuar ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e vettingut, në çdo drejtim, do të cënonte rendë jo vetëm rezultatet e procesit, por edhe besimin e qytetarëve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar në organet e reja të sistemit të drejtësisë që priten të krijohen nga ky proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

 



Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Rrëfimi i frikshëm i një nëne: E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë

Rrëfimi i frikshëm i një nëne: E urrej fëmijën tim, lutem që të vdesë në gjumë

LISTA E PLOTE/ Droga dhe zgjedhjet, ndryshohen 30 drejtues policie

Xhafaj letër policëve: Ky është email im, spiunoni shokët e inkriminuar

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Algjeriani tenton të vrasë veten në policinë e Durrësit
















TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com