Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ky është biznesmeni që favorizon Rama me të ardhurat e Universitetit

2018/12/27 at 1:18 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ky është biznesmeni që favorizon Rama me të ardhurat e Universitetit

Partia Demokratike të enjten ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, pasi përmes një akti të fshehtë normativ ka financuar klientin dhe kandidatin e tij për Kukësin, Safet Gjici me 1.5 milionë dollarë për një projekt të pakontraktuar nga qeveria.


Përmes një deklarate për mediat, këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti tha se Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Teliti deklaron se buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milionë dollarë, dëshmi kjo e krizës ekonomike të familjeve shqiptare dhe e abuzimeve korruptive në tatime dhe dogana.

DEKLARATË PD, DORIAN TELITI, KESHILLTAR PËR EKONOMINË NË PD

Qeverisja e Edi Ramës është një dështim për arkën e parave publike, por jo për xhepin e miqve, klientëve dhe atyre me të cilët Edi Rama synon të blejë zgjedhjet. Safet Gjici është njëri prej tyre.

Në 11 muaj, dështimi në mbledhjen e të ardhurave është spektakolar. Buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milionë dollarë, dëshmi kjo e krizës ekonomike të familjeve shqiptare dhe e abuzimeve korruptive në tatime dhe dogana.

Por klientët me të cilët Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën, sepse paratë që duhet të shkonin, përshembull për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme ekonomike, i merr Safet Gjici, kandidati i përhershëm i Edi Ramës për Kukësin.

Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit.

Në realitet është ndryshe. Në këtë rast qeveria është treguar plotësisht klienteliste.

Në vend që të shlyejë rreth 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, të konstatuara nga FMN, qeveria e Edi Ramës mbush xhepin e Safet Gjicit me 1.5 milionë dollarë për një projekt ku ajo nuk ka asnjë detyrim.

Në Shqipëri janë me dhjetëra projektet që Universitetet kanë kontraktuar me kompanitë private, por Edi Rama ka përzgjedhur të financojë vetëm njërin prej tyre, atë të klientit Safet Gjici.

Në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës Safet Gjici ka marrë rreth 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive. 30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit.

Qeveria ka detyrimin të përgjigjet sot përse, mes dhjetëra projekteve të tjera, ka përzgjedhur të financojë me 1.5 milionë dollarë vetëm kompaninë e Safet Gjicit, kandidatit të tij për Kukësin.

Etiketa: 1.5 mln dollarebiznesmeniPDramauniversiteti


Ju sugjerojmë

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
Politikë

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës

25 Qershor, 2025 6:38 pm
Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri
Politikë

Vizita e Presidentit Begaj, pritet nga autoritetet më të larta në Kalabri

25 Qershor, 2025 5:52 pm
Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve
Bota

Samiti i Nato-s, Trump: Rritja e buxhet do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve

25 Qershor, 2025 4:44 pm
362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj
Aktualitet

362 milionë Euro investime të huaja në 3 muaj

25 Qershor, 2025 4:15 pm
Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…
Aktualitet

Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, por heshtjen që…

25 Qershor, 2025 4:02 pm
KQZ shpërndan mandatet për 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet për 4 qarqe

25 Qershor, 2025 3:47 pm
Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Sjell vëmendjen ndërkombëtare
Aktualitet

Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Sjell vëmendjen ndërkombëtare

25 Qershor, 2025 3:44 pm
Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, në pranga punonjësi i OSSH-së
Aktualitet

Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, në pranga punonjësi i OSSH-së

25 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Sara Hoxha publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Lorit, urimi që i bën do ju lërë pa fjalë

Lori i bën dhuratë Sarës një gjë të thjeshtë, por shumë të kushtueshme

Meta uron Pavarësinë dhe kërkon rritjen e perzencës së SHBA në Shqipëri e rajon

Sterjo Spasse - Një dhe i pandarë

Deputetët e PD-së i ndërpresin fjalën Veliaj: Je vrasës

Lejet e ndërtimit/ Veliaj padit në Gjykatë Lulzim Bashën e Jorida Tabakun
















TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com