Pas fjalës së deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi i cili bashkë më deputetët e tjerë të PD nuk pranuan që ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali të bënte interpelancën në vend të Ramës për çështjen ‘Mcgonigal’, kjo e fundit i është kundërpërgjigjur.
Ministrja pyeti demokratët se pse kanë kaq frikë, ndërsa shtoi mes ironisë se e kupton dëshpërimin e tyre.
“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharak. Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që grisni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali.”, tha ajo.