Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Kodheli i jep tenderin e për vëzhgimin e detit një dyqani celularësh

2015/11/07 at 1:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Kodheli i jep tenderin e për vëzhgimin e detit një dyqani celularësh

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare të Shqipërisë, një dyqani celularësh. Reila Bozdo, koordinatore e PD-së tha se tenderin e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, “e cila me një rrugë, bën dy punë:  “E para ndan 850 milionë lekë me dyqanin e celularëve në rrugën e Durrësit, e dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës.”

Bozdo tha se “faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrënqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë ku nëpërmjet Transparenca.al ka publikuar kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke hedhur poshtë edhe prentendimet e PD.

Kallëzimi i KLSH-së për Ministrinë e Mbrojtjes:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes me pretendimin se kanë kryer abuzime me disa tendera. Bazuar në këtë raport, disa portale kanë raportuar se kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, është një firmë pastrimi. Gjithashtu tenderi për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, pretendohet se është zhvilluar i mbyllur dhe fitues është shpallur “Ideal” sh.p.k., që në artikujt e portaleve cilësohet si një dyqan që ofron celularë.

Për kallëzimin e KLSH-së për Ministrinë e Mbrojtjes:

Sa i përket tenderit për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar si dhe konform kuadrit ligjor në fuqi. Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu si pretendohet në artikujt e portaleve, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik, operatorit “Rei” sh.p.k. dhe operatorit “Infinit Construction” sh.p.k..

Së pari, pretendimet se kompania e shpallur fituese nuk përmbush kriteret dhe nuk ka përvojën e nevojshme në fushën e ndërtimit janë të pabazuara. Konkretisht, si shoqëria “Infinit Construction” sh.p.k. ashtu edhe “Rei” sh.pk., kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme. Së dyti, bazuar në aktivitetin e deklaruar në QKR, të dyja shoqëritë janë të pajisura me licencë për ushtrim veprimtarie ndërtuese zbatimi, për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës si dhe drejtuesit teknikë për çdo kategori punimesh të parashikuar në preventiv.

Lidhur me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet në artikuj, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 – 2011. Ajo është certifikuar nga DSIK që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë.

Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Armina i bën reklamë ushqimit, shoqet çantës së saj

Armina i bën reklamë ushqimit, shoqet çantës së saj

Sërisht fakte për tenderin e dializës !

Sërisht fakte për tenderin e dializës !

VIDEO/Deputeti cowboy, Off records në “Opinion”

VIDEO/Deputeti cowboy, Off records në "Opinion"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com