Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

2025/09/30 at 10:57 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar përmes kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas Bardhit, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë duke refuzuar kërkesën për mocion.

“Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin”, tha Bardhi.

Më tej ai kërkoi që ky mocion me debat të zhvillohet në seancën e kësaj të enjteje.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar kërkesën e PD duke thënë se rregullorja e Kuvendit nuk përcakton se që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.

Ai po ashtu ka kërkuar nga opozitarët që ti përmbledhin kërkesat e tyre në një të vetme, pasi sipas Ballës në këtë mocion ka 6 çështje të përfshira çka përbën shkelje të rregullores.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar për te ushtruar mbikëqyrje te ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar ne nenin 98 mocionin për një arsye te veçante dhe konkrete. Duke qene se kërkohet mirëkuptim, do te keni gjithmonë mirëkuptimin tone. E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çështje, ku ne secilën ka shume nën çështje. Rregullorja thotë një çështje. Ne kërkesë ju caktoni disa makro çështje.  Mjafton dy çështjet e para qe listoni te cilat përfaqesojne dy super çështje te mëdha me shume nen çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para një kërkese qe nuk respekton as ne formë as ne përmbajtje përcaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluarën kemi bere debat dhe jemi dakordësuar qe te hartohet mocioni për një çështje te caktuar. Dy jave pas seancës se diskutimit te programit te qeverise dhe përbërjes ne e quajmë pike te ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje te veçantë. Jeni te mirëpritur ta risillni te modifikuar vetëm ne një çështje”, tha Balla në mbledhje.

Sakaq, deputetja demokrate Ina Zhupa e kundërshtoi Ballën duke thënë se nuk arrin të kuptojë se si mazhoranca socialiste ka ngritur propagande për integrimin ndërsa sot bllokon debatin për këtë çështje.

“E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet te mbroni veten dhe kryeministrin”,u shpreh Zhupa.

Ju sugjerojmë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores
Politikë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

30 Shtator, 2025 12:28 pm
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

30 Shtator, 2025 12:07 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
Bota

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

30 Shtator, 2025 9:46 am
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

30 Shtator, 2025 9:26 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Para
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

TE FUNDIT

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores
30 Shtator, 2025

Mazhoranca nuk ka pranuar mocionin për debat të opozitës, duke theksuar se kërkesa e paraqitur nuk është e qartë dhe...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Milan Fashion Week 2026
30 Shtator, 2025

Momente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Palazzo Visconti për Milan Fashion Week 2026 Javët e...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
30 Shtator, 2025

5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e...

Lexo më shumë

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
30 Shtator, 2025

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com