Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim. Duke qëndruar në fuqi vendimi i KQZ-së, do të thotë se zgjedhjet e 11 majit cilësohen zyrtarisht të certifikuara.
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe opozita nuk e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur pretendime se gjatë dhe para procesit, ka pasur parregullsi të shumta.