Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kërkesë Prokurorisë së Dibrës: Dosja ‘184’ t’i kalojë SPAK

2020/01/18 at 2:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkesë Prokurorisë së Dibrës: Dosja ‘184’ t’i kalojë SPAK

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Dibrës, informacion për dosjen ‘184’ që u transferua atje pak kohë më parë nga Krimet e Rënda.

Në kërkesën e dorëzuar me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kërkohet që kjo dosje t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme të SPAK duke qenë se atje, siç deklaron PD, është i faktuar bashkëpunimi në një grup të strukturar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e strukturar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Në letër kërkohet në cilësinë e kallëzuesit që të merret informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal, faktit nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe njohjen me provat dhe faktet e administruara deri tani.

Dosja ‘184’ ka për objekt hetimin e krimit zgjedhor në qarkun e Dibrës gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2017. Kjo dosje u transferua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës në shtator të vitit 2019 për moskompetencë. Në prokurorinë e Dibrës ajo u regjistrua me emrin ‘385’dhe zgjati me 3 muaj afatet për hetim. Megjithatë nga ajo kohë ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me këtë hetim.

Ndërkohë një nga personat e përmendur në këtë dosje edhe si pjesë e përgjimeve të publikuara nga ‘BILD’, ish-shefi i komisariatit të Dibrës, Robert Aga, është shkarkuar sot nga detyra e shefit të Qarkullimit të Dibrës pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua nga Policia gjatë një aksioni kundër trafikut të drogës. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Para
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë teatrin ku ndodhej Macron dhe e shoqja

VIDEO/ Protestuesit mësyjnë teatrin ku ndodhej Macron dhe e shoqja

“Vllau edhe të mërzit ndonjëherë”, Majko apel për marrëdhëniet me Kosovën

“Vllau edhe të mërzit ndonjëherë”, Majko apel për marrëdhëniet me Kosovën

Konflikti në Libi, Erdogan kërkon ndihmën e Evropës

Konflikti në Libi, Erdogan kërkon ndihmën e Evropës

TE FUNDIT

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
2 Shkurt, 2026

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com