Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Kërcënime me vdekje ndaj Agron Tufës sepse po zbardh të vërtetat

2019/10/28 at 3:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervistë/ Agron Tufa: Letërsia nuk shkruhet duke përplasur kokën pas murit

Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike tha se po ndjek me shqetësim sulmet dhe kërcënimet e përsëritura me vdekje, ndaj drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.


PD thotë se të gjitha këto bëhen për shkak të detyrës, pasi ky institucion i pavarur zbardh dhe informon publikun me të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar, gjë që krijon shqetësim sepse personazhet e këtyre krimeve gëzojnë poste të larta drejtuese.

PD thekson gjithashtu se këto fushata sulmesh nuk kanë vënë në lëvizje asnjë prej institucioneve ligjzbatuese, përfshi policinë e shtetit dhe Prokurorinë, teksa i bën apel organeve të ligjit, që nuk janë pjesë e inkriminuar, të fillojnë sa më shpejt hetimet dhe të punojnë për zbardhjen e këtyre akteve mesjetare të kërcënimeve publike me vdekje.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të madh prej gjashtë muajsh sulmet e vazhdueshme, shpifjet, linçimin publik dhe kërcënimet e përsëritura me vdekje, që i bëhen Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi publik bëhet për shkak të detyrës, që ky institucion i pavarur ushtron ndaj trashëgimtarëve të diktaturës përmes zbardhjes dhe informimit të publikut me të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar ndaj qytetarëve shqiptarë. Krijon shqetësim, sepse personazhet e errët të këtyre krimeve gëzojnë sot poste të larta drejtuese në krye të shtetit dhe institucioneve të larta të tij.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi, këto kërcënime të përsëritura me vdekje në adresë të z. Tufa dhe kolegëve të tij, janë një nga format e vjetra të presionit për t’i detyruar ata të heqin dorë dhe të mbyllin gojën përpara të vërtetës.

Fushata e sulmeve ndaj Tufës dhe kolegëve të Institutit, megjithëse të paralajmëruara, që po bëhen çdo ditë publike, nuk kanë vënë në lëvizje asnjë prej institucioneve ligjzbatuese, përfshi policinë e shtetit dhe Prokurorinë. Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit.

Partia Demokratike u bën apel organeve të ligjit, që nuk janë pjesë e inkriminuar, të fillojnë sa më shpejt hetimet dhe të punojnë për zbardhjen e këtyre akteve mesjetare të kërcënimeve publike me vdekje, me qëllim që autorët e tyre të vihen para drejtësisë.

Etiketa: agron tufagjenocidte vertetat


Ju sugjerojmë

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
Aktualitet

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

5 Qershor, 2025 9:35 am
Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
Aktualitet

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

5 Qershor, 2025 9:28 am
Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

5 Qershor, 2025 9:17 am
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

5 Qershor, 2025 9:13 am
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Para
PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto

PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto

Granit Xhaka nuk duron, përplaset me tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka nuk duron, përplaset me tifozët e Arsenalit

PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto

Publikohet dokumenti/ Çfarë zbuloi Prokuroria për Agim Kajmakun
















TE FUNDIT

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
5 Qershor, 2025

Muzeu Onufri në Berat ka mirëpritur mbi 30 mijë vizitorë vetëm gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti. Lajmin e...

Lexo më shumë

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
5 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirpopali po mban një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Gjatë fjalës së saj, Spiropali...

Lexo më shumë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
5 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se ka vrarë veten....

Lexo më shumë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
5 Qershor, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com