Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: KE rrëzoi ligjin “Rama-Fusha” për shkatërrimin e Teatrit

2018/09/10 at 3:07 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: KE rrëzoi ligjin “Rama-Fusha” për shkatërrimin e Teatrit

Një letër e dalë sot nga zyrat e qeverisë ka futur sërish në sherr politikën për teatrin kombëtar. Bëhet fjalë për letrën dërguar sekretarit të përgjithëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi nga kreu i seksionit të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Michaela Matuella. Në letër thuhet se : “Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special me qëllimin futjen e një thirrje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt-propozim”.


Pra kuptohet se nga korrespondeca mes tyre, qeveria ka rënë dakord për të bërë ndryshime në ligjin për shembjen e teatrit kombetar. Konkretisht, KE kërkon që gara të jetë e hapur për të gjitha kompanitë.
Për këtë letër reagoi Partia Demokratike, e cila deklaron se “Komisioni Europian ka rrëzuar zyrtarisht ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me paratë e drogës dhe korrupsionit, si një ligj korruptiv dhe kientelist”.

Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku deklaroi se “Qeveria e mbajti të fshehur për 4 ditë letrën e Komisionit Europian me qëllim manipulimin e opinionit publik, por përgjigja e Brukselit është e qartë: Qeveria ka shkelur ligjin! Përgjigja e Komisionit Europian qartësisht i jep të drejtë opozitës për shqetësimet kryesore.

Patëm të drejtë kur u shprehëm se ligji shkel parimin e konkurencës.
Patëm të drejtë edhe kur akuzuam qeverinë se kishte një paracaktim dhe klient preferencial, si “Fusha shpk”.

Prandaj dhe qeveria shpiku ligjin “FUSHA: për t’i grabitur tokën Teatrit Kombëtar dhe për t’ia dhuruar atë kësaj kompanie me qëllim ndërtimin e kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Siç edhe vërehet në letrën që erdhi si përgjigje e këmbënguljes së opozitës, qeveria dhe bashkia kanë shkelur me dy këmbë procedurat e prokurimit të hapur, duke mos mohuar për asnjë moment ndihmën e qeverisë për kompaninë “Fusha”, nëpërmjet dhurimit të tokës publike.

Por, sikundër edhe letra artikulon qartësisht, Komisioni Europian nuk mund të jetë një institucion gjykues për saktësinë e ligjit në fjalë në raport me Kushtetutën e vendit.

Për një veprim të tillë është përgjegjëse Gjykata Kushtetuese, e cila mbahet sot e bllokuar nga mazhoranca pikërisht për të prodhuar ligje si Ligji Fusha dhe për të kënaqur orekset e oligarkëve apo pastruar paratë e kriminelëve dhe pushtetarëve.

Partia Demokratike zotohet se do të luftojë deri në sekondën e fundit për ta rrëzuar një herë e mirë ligjin dhe megafaerën korruptive kriminale të grabitjes dhe shkatërrimit të Teatrit Kombëtar për të pastruar paratë e pista të drogës”.

Etiketa: letra e KEligjitabakuteatri


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

5 Shtator, 2025 10:49 am
Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Para
Drejtori i OSHEE: Isha me vajzat e mitura,nuk i kam borxh askujt

Drejtori i OSHEE: Isha me vajzat e mitura,nuk i kam borxh askujt

Çfarë ka ndodhur me Rita Orën? U habitëm me foton e fundit

Çfarë ka ndodhur me Rita Orën? U habitëm me foton e fundit

Pas 2 vitesh largim, Monika Stafa rikthehet në “Top Channel”

Pas 2 vitesh largim, Monika Stafa rikthehet në "Top Channel"
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com