Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Janë mbyllur 150 shkolla. Pse hesht Ministria e Arsimit?

2018/09/17 at 1:02 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Janë mbyllur 150 shkolla. Pse hesht Ministria e Arsimit?

Partia Demokratike ka denoncuar sot gjatë gjithë ditës, mbylljen e shkollave sidomos në zonat rurale të vendit, me deputetë të shpërndarë në çdo cep të vendit. Po kështu kryetarja e komisionit parlamentar për arsimin, Albana Vokshi i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit të përgjigjet për vendimin e paprecedent të mbylljes së shkollave në vend.


Deklarata për mediat, e Albana Vokshit

Janë me mijëra fëmijë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por kryesisht në zonat rurale të cilët ose nuk kanë patur mundësi që të shkojnë në një shkollë, pasi shkollat e tyre janë mbyllur, ose janë detyruar të udhëtojnë me kilometra të tëra edhe më këmbë për të shkuar në shkollën më të afërt.

Sot që është dita e parë e shkollës nuk kemi as edhe një informacion nga Ministria e Arsimit për numrin e mbylljes së shkollave; sa është numri total dhe ku janë shkollat që janë mbyllur? Sa është numri i nxënësve që duhen të shpërngulen nga njëra shkollë e mbyllur në shkollat e tjera? Sa është numri total i mësuesve të cilët kanë ngelur në ditën e parë të shkollës, të cilët janë edhe me shumë përvojë dhe eksperiencë, të cilët sot gjenden në rrugë?

Partia Demokratike duke mos pritur informacione nga Ministria e Arsimit, sot ka pasur në terren të gjithë deputetët e saj të cilët kanë vizituar të gjitha shkollat e mbyllura në të gjitha fshatrat. Në fakt gjendja është shumë e rëndë, është tronditëse, pasi janë rreth 150 shkolla të mbyllura.

Qytetet ku janë mbyllur shkollat

Në oborret e shkollave nuk ka fëmijë të qeshur e të lumtur, por fëmijët janë zëvendësuar me qen ose me gjela, ose me pula, ose me shkurre. Por, faktin që unë dua të përmend sot janë edhe më të rënda, pasi jo vetëm ka dhjetëra shkolla të mbyllura në të gjitha qarqet e vendit, janë rreth 9 shkolla në Lezhë, 10 shkolla në Bulqizë, 10 shkolla në Mat, 6 shkolla në Klos, 8 shkolla në Pogradec, 3 shkolla në Devoll, 18 shkolla në Elbasan, 18 shkolla në Gjirokastër, 8 shkolla në Tiranë, 3 shkolla në Berat, janë disa shkolla në Vlorë, është një shkollë në Shkodër, janë rreth 150 shkolla të mbyllura sot.

Gjendja në arsim është katastrofike dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e politikanëve antisociale të Edi Ramës, si pasojë e politikave të dështuara Rama-Nikolla në arsim, si pasojë e braktisjes së arsimit, si pasojë e braktisjes së shkollave, sepse qytetarët duke qenë kaq të varfër, duke mos pasur asnjë mundësi jetese në qytet dhe në fshat, janë detyruar të azilojnë, janë detyruar që të braktisin shkollën.

Mbyllen edhe shkollat e themeluara në vitet ’20

Nuk janë mbyllur vetëm klasa kolektive ashtu sikurse Ministrja e Arsimit pretendon, por janë mbyllur edhe shkolla mëmë, dhe një pjesë prej tyre shkolla që kanë vlera shumë të rëndësishme historike, janë mbyllur sot dhe e kemi denoncuar nga deputetët e Partisë Demokratike, është mbyllur shkolla në vendlindjen e Fishtës.

Është mbyllur sot shkolla në vendlindjen e Asdren-it, janë mbyllur shkolla të cilat janë hapur që në 1920 dhe 1926, me para të emigrantëve shqiptarë në Amerikë dhe sot Rilindja e Ramës i mbyll. Dhe mbyllja e shkollave është bërë në mënyrë antiligjore.
Është bërë në mënyrë antiligjore, pasi Ministrja e Arsimit ka shkelur nenin 41 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.

Për mbylljen e një shkolle, duhet të dalë një urdhër i Ministres së Arsimit, por duke pasur paraprakisht konsultim me komunitetin dhe duke pasur gjithashtu një propozim me shkrim të përbashkët nga Bashkia, njësia vendore, së bashku me drejtoritë arsimore lokale.

Përderisa Ministria nuk i ka bërë publike këto, atëherë ka shkelur urdhërin në mënyrë flagrante pasi asnjë pikë e nenit 41 nuk është përmbyshur.

Dua të denoncoj në emër të Partisë Demokratike, keqqeverisjen, mungesën e investimeve, mungesën e fondeve, për sa i përket sektorit që është më jetik për të gjithë qytetarët shqiptarë që është arsimi.

Arsimi sot është në ditën më të zezë, arsimi në fonde është në ditën e tij më të ulët, ndaj unë jam këtu për të premtuar se Partia Demokratike do ta ketë prioritet i prioriteteve në programin e saj. Financimi për arsimin do të jetë në nivelin 5%, duke siguruar një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë, si në qytet edhe në fshat.

Etiketa: mbyllja e shkollaveVokshi


Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
Para
Pak ditë nga vdekja e ish-it, Ariana gjen ngushëllim ku s’ua merr mendja

Pak ditë nga vdekja e ish-it, Ariana gjen ngushëllim ku s'ua merr mendja

Meta takon Papën në Vatikan: I lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë

Meta takon Papën në Vatikan: I lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë

BREXIT: Theresa May do luajë “të vështirën” në samitin e BE

BREXIT: Theresa May do luajë “të vështirën” në samitin e BE
















TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com