Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD i referohet faqes së KQZ: Në Elbasan 2861 vota më shumë se votues

2019/07/06 at 6:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD i referohet faqes së KQZ: Në Elbasan 2861 vota më shumë se votues

Partia Demokratike ka denoncuar sot manipulimin e pjesëmarrjes në votimet e 30 qershorit në qytetin e Elbasanit.


Ish deputeti Endi Hasa në një deklaratë për mediat deklaroi se kandidati për kryetar bashkie në Elbasan është shpallur fitues me 2861 vota më shumë se votues. Sipas tij kjo skemë manipulimi është bërë nga KQZ me urdhër të kryeministrit Rama.

Ai gjithashtu theksoi se për të fshehur gjurmët KQZ ende nuk ka publikuar të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votimi dhe kjo vjen si shkak i mos rakordimit të shifrave të pjesëmarrjes me ato të numëruara.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë fallsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.  Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.  Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.

Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime.  Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla. Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.

Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht për Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10:39.  Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në website-n e KQZ-së.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12:14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të fallsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të paprecedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit.  Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.

Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk I dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit.  As prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas! /Opinion.al

Etiketa: endri hasaKQZzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
Para
Grabitësit vjedhin dhe dhunojnë një çift të moshuarish në Vuno

Grabitësit vjedhin dhe dhunojnë një çift të moshuarish në Vuno

Kryemadhi: Qeveria dështoi në 2018

Kryemadhi: Asnjë ndërkombëtar nuk del dot kundër Kushtetutës

Basha reagon për shkarkimin e Zef Hilës, përmend dhe Tom Doshin

Morëm më pak fonde nga BE, Basha: Sinjal i BE kundër qeverisë Rama
















TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
6 Shkurt, 2026

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan...

Lexo më shumë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com