Partia Demokratike i ka besuar postin e rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa.
Bëhet me dije se Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit.
Ky post po i besohet ish-deputeti Hasa në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, teksa partitë politike kanë nisur tashmë fushatën elektorale.
Kujtojmë që gjatë javës së kaluar partitë politike publikuan edhe listat e kandidatëve për deputetë./Opinion.al