Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD feston 33-vjetorin e ndarë, Basha thumbon Berishën: Sillen rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë

2023/12/11 at 7:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD feston 33-vjetorin e ndarë, Basha thumbon Berishën: Sillen rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë

Përvjetori i 33-të i themelimit, e ka gjetur Partinë Demokratike të Shqipërisë të përçarë. PD zyrtare e Lulzim Bashës dhe PD e  Sali Berishës kanë organizuar dy festa të ndryshme në kryeqytet.

Në Pallatin e Kongreseve, Bashës i janë bashkuar për të festuar ditëlindjen e PD figura të njohura si ish-Presidenti Bamir Topi dhe themeluesi Rexhep Uka.

Ndërkohë në ceremoninë e PD pa vulë, Berisha shoqërohej nga e bija Argita Malltezi, ndërsa mungonin aleatët si Fatmir Mediu e Dashamir Shehu, por jo PL që përfaqësohet me Silva Cakën.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve, Lulzim Basha s’kishte si të anashkalonte faktin që lufta e brendshme në PD, ka bërë që 33-vjetori t’i gjejë të ndarë në dy kampe.

Me një mesazh të koduar drejtuar Sali Berishës, ai tha se shumë demokratë kanë mbetur të zhgënjyer prej atyre të cilëve u kanë dhënë shumë përgjatë viteve dhe që tashmë enden rrugëve duke ju trembur drejtësisë.

“Askush asnjëherë nuk do të mund ta bëjë pis ngjarjen historike të themelimit të PD. Askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj. Mirënjohje për jetë studentëve dhe themeluesve të PD. Partia Demokratike është partia e shoqërisë së lirë shqiptare. E di që në këtë përvjetor nuk jemi aty ku ne donim të ishim. E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. E di që shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuuan për partinë nuk janë këtu me ne. E di që në këtë përvjetor jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë në këto vite. E di që në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve e verbuar nga interesi personal, e frikësuar nga gjykimi i historisë, e trembur nga dora e drejtësisë.”

Për ata që pyesin se e kujt është Partia Demokratike, Basha e bëri të qartë se forca politike që ai drejton është e Shqipërisë dhe theksoi se mbi të nuk ka për të vendosur askënd.

“E di që sot shumë qytetarë pyesin e kujt është Partia Demokratike. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e vlerave euroatlantike, e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë të shënuar të përvjetorit të themelimit, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë te ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por që në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Vetëm një çast në historinë tonë 33-vjeçare si demokrat. Vetëm një çast në historinë tonë 33-vjeçare si properëndimor. Vetëm një çast në historinë tonë qindra vjeçare si shqiptarë patriotë, që mbi Shqipërinë nuk vendosim asgjë dhe askënd. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne kemi zgjedhur Shqipërinë. Ndaj sot në këtë 33-vjetor ne deklarojmë me kokën lartë para çdo kujt që pyet e kujt është Partia Demokratike: Partia Demokratike është e Shqipërisë!”.

Ju sugjerojmë

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

26 Janar, 2026 2:28 pm
Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT
Aktualitet

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

26 Janar, 2026 1:52 pm
Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
Bota

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

26 Janar, 2026 1:35 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
Kryesore

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

26 Janar, 2026 12:19 pm
Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
Bota

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

26 Janar, 2026 12:00 pm
10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi
Aktualitet

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

26 Janar, 2026 11:28 am
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme
Aktualitet

Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

26 Janar, 2026 11:26 am
Para
Parlamenti polak voton pro emërimit të Donald Tusk si kryeministër i vendit

Parlamenti polak voton pro emërimit të Donald Tusk si kryeministër i vendit

I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha

I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha

Zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike në histori

Zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike në histori

TE FUNDIT

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
26 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,...

Lexo më shumë

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
26 Janar, 2026

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur. Mijëra persona raportohet...

Lexo më shumë

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT
26 Janar, 2026

Dorëhiqet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, një largim ky që vjen në një kohë kur në gjithë...

Lexo më shumë

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
26 Janar, 2026

18 persona kanë humbur jetën pasi një traget me mbi 350 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u fundos pranë bregut jugor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com