Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD ëndërron se mund të ndodhë divorci mes PS dhe LSI

2016/08/31 at 10:10 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD ëndërron se mund të ndodhë divorci mes PS dhe LSI

PD ende ëndërron se një ditë mund të ndodhë mrekullia, me një fjalë, divorci mes PS-së dhe LSI-së. Për të mbajtur gjallë një ëndërr të tillë, kreu i PD-së Basha është drejtuar prej disa ditësh në Dibër me shumë gjasa për ta bërë sa më të besueshëm një skenar të tillë divorci.

Kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në momentin e votimit për kryetar të Bashkisë në Dibër. Ajo çfarë bie në sy është se deri më sot, kur kanë mbetur vetëm 11 ditë, në fushatë nuk është parë asnjë përfaqësues i LSI-së, pjesëmarrëse në koalicion. Ulje-ngritjet e humorit mes LSI dhe PS kanë krijuar një klimë mosbesimi se koalicioni qeverisës do të zgjasë shumë.

Pikërisht ky tabor, është shansi i vetëm, për PD-në që të ndërtojë edhe njëherë tjetër ëndrrën e vetme të divorcit. Si në përrallat me kapërcim ylberi, fill pas kapërcimit, matanë ylberit ëndrrat janë ndezur. Menjëherë pas nuserimit, lart e poshtë, zërat u ngritën në ajër, për atë, të mosqoftën: divorcin.

Sepse “stacioni” më i parë ku bëhet “Vettingu” i  koalicionit, Dibra në zgjedhje, po dëshmon se koalicioni ose është dëmtuar ose po shpërbëhet. Mirëpo, tema e kësaj gjëme, në radhë të parë, më tepër u pëlqen atyre personave që duan të bien disi në sy, duke menduar, se, nga boshësia e kësaj historie, nga hiçgjëja, mund të pillnin diçka. Ndërkaq, edhe pse ngjarja nis e sqarohet dita-ditës, një hije dyshimi i lë vendin një pyetjeje tjetër, po sikur…, sikur të ketë diçka pas kësaj?

Dyshimi lind, së pari, krejt natyrshëm. Pasi Socialistët nuk kanë lëshuar pe për një takim të mundshëm me LSI-në ku ajo pritej ti vinte kushtet e saj në këmbim të mbështetjes në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.

Strukturat e PS-së dhe LSI-së nuk janë takuar ditën e hënë sipas kërkesës së LSI-së për takim për të rishikuar marrëveshjen e bashkëpunimit të 2015. Edhe pas shtyrjes që iu bë duket ende i pamundur një takim.

LSI ka bërë publike kërkesat e saj që pretendon të plotësohen në këmbim të mbështetjes së kandidatit të PS për Bashkinë e Dibrës. LSI kërkon 160 vende pune për militantët e saj, fonde për realizimin e premtimeve, tre qendrat administrative dhe nënkryetarin e bashkisë në Dibër.

Mirëpo, politika na ka mësuar se në Shqipëri gjithçka lejohet dhe kur gjithçka lejohet, gjithçka mund të ndodhë. Në pamje të parë mund të duket se, divorci socialist, pra ky farë divorci, më tepër sesa i tillë, është duam apo s’duam ne, një para divorc, është një e zemë se u ndamë, por pikërisht për këtë, për faktin se është një hamendësim, një e zemë, merr një vlerë të veçantë, një vlerë të një lloji tjetër, të rrëzikshme do të thonim./Opinion.al/ Reldar Dedaj

Etiketa: divorcienderronPD

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Kafshimi i “Mollës” nga Europa, një moment vendimtar. As edhe kompania më e madhe në botë, nuk është mbi ligjin

Kafshimi i “Mollës” nga Europa, një moment vendimtar. As edhe kompania më e madhe në botë, nuk është mbi ligjin

Senati shkarkon presidenten e Brazilit, betohet pasuesi i saj

Senati shkarkon presidenten e Brazilit, betohet pasuesi i saj

Shqipëria barazon pa gola me Marokun

Shqipëria barazon pa gola me Marokun

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com