Politikë

PD: Elbasani një nga vatrat më të nxehta të COVID-19, nuk ka tamponë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 02/11/20 |
Al Do

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka vetëm gjobat ndaj qytetarëve si zgjidhje ndaj pandemisë.

Ish-deputeti, Endri Hasa ka denoncuar në rrjetet sociale se qyteti i Elbasanit është një nga vatrat më të  nxehta të COVID-19.

Sipas tij, në Elbasan nuk ka tampone për qytetarët dhe përgjigjet e tyre vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar.

POSTIMI I PLOTË

“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.”

Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

  • Nuk ka tampon për të kryer testime.
  • Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.
  • Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it./ Opinion.al

Pas