Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Edi Rama akt normativ ku fsheh dështimin për mbledhjen e të ardhurave

2019/10/18 at 11:01 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Edi Rama akt normativ ku fsheh dështimin për mbledhjen e të ardhurave

“Edi Rama pritet të miratojë një akt normativ i cili fsheh të vërtetën lidhur me dështimin e mbledhjes së të ardhurave, për pensionistët dhe ul ndjeshëm investimet,”-është shprehur gjatë një deklarate për mediat Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti.


Sipas tij me gjithë përpjekjet për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para për shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij Teliti ka renditur pikat e këtij akti normativ që sipas Partisë Demokratike do të miratohet nga qeveria:

Akti normativ qeveritar:

  1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.
  2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.
  3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.
  4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

“Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve. Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve  në nevojë. Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre  “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve,”– ka thënë Teliti gjatë fjalës së tij.

Sipas Telitit akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Deklarata e plotë:

Qeveria do të miratojë së shpejti në parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve.

Akti normativ qeveritar:
1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.
2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.
3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.
4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak.

Akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare.

Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.
Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve.

Partia Demokratike është e vetmja alternativë e besueshme qeverisëse! Me programin tonë që ka në bazë vullnetin e çeliktë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të luftuar korrupsionin, ne do ta nxjerrim vendin nga kriza e besimit dhe e shpresës, do të rimëkëmbim ekonominë dhe do të punojmë për mirëqenien e çdo familjeje shqiptare./Opinion.al/

 

 

 

Etiketa: dorian telitipartia demokratike


Ju sugjerojmë

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Para
Pas gafave në lexim deputetja reagon me shkrim, por prapë me gabime

Pas gafave në lexim deputetja reagon me shkrim, por prapë me gabime

Opinion/ Negociatat, po apo jo Shqipërisë?

Opinion/ Negociatat, po apo jo Shqipërisë?

Thjeshtohen disa rregulla për të marrë vizën për Gjermani

Thjeshtohen disa rregulla për të marrë vizën për Gjermani
















TE FUNDIT

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në...

Lexo më shumë

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
15 Korrik, 2025

Është shembur dhe ndërtesa e fundit pa leje në zonën e Thethit. Sipas burimeve, ndërtesë trekatëshe u shemb në mënyrë...

Lexo më shumë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
15 Korrik, 2025

“Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka përfshirë dhe policinë rrugore Tiranë, e cila prej ditësh po grumbullon automjetet që...

Lexo më shumë

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
15 Korrik, 2025

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com