Kryesore

“PD e LSI iu kërkoi deputetëve të opozitës të pengojnë hapjen e listave”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 30/07/20 |
Opi Nion

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se mbrëmë disa deputetë të opozitës të dalë nga listat e PD-LSI-së janë takuar nga Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi për të penguar votimin e hapjes së listave.

Më vjen mirë që PD-LSI janë rikthyer në Kuvend, do ju lutesha ju që jeni bashkuar mbrëmë gjatë natës në përpjekje për të penguar Kuvendin për të hapur listat. Formësoni grupet dhe mund të merrni këshilltarë zotin Bardhi dhe Vasili dhe këdo që keni takuar dhe dakordësuar qëndrimin tuaj. Ky është hap pozitiv për një gjithëpërfrishje edhe të partive që përmenda më lart” tha Balla.

Ditën e sotme pritet që në Kuvend të votohen ndyshimet kushtetuese si dhe formula e re e koalicioneve./ Opinion.al

Pas