Kryesore

“PD e ka humbur legjitimitetin”, Spiropali: Basha nuk meriton replikë nga shumica


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 20/12/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar nga Parlamenti se PD tashmë e ka humbur legjitimitetin e saj, duke iu referuar përplasjes Basha-Berisha.

Spiropali tha se me të gjithë situatat që po ndodh në kampin opozitar, Basha nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.

“ Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Arjan Sala ishte 33 vjeç bir i dy prindërve të ndershëm, bashkëshort dhe babai i një fëmije 2 vjeçar. Në një ditë ai shkoi në punë dhe nuk u kthye me dhe këshilli i ministrave e shpalli hero pasi sakrifikoi veten për qytetarët. Edhe pse nuk ka qenë deri më tani status mbrojtje financiare për fëmijët e personave që kanë rënë në përpjekje për jetën e individit si rezultat i një vetëmohimi, sot në Kuvend do të jepet tashmë një mundësi e tillë. Sot do të miratohet ligji për “Mbrojtjen e Fëmijëve nën  kujdesin e Republikës”. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të jenë më pa përkrahje”, ka thënë Spiropali./ Opinion.al

Pas