Në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se ditën e nesërme, do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese, kërkesa për shqyrtimin e marrëveshjes me Italinë për refugjatët.
Ai theksoi se opozita kërkon një shqyrtim të shpejtë profesional dhe të paanshëm për të mbrojtur interesin e Shqipërisë.
“Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese.
Kërkojmë një shqyrtim të shpejtë profesional dhe të paanshëm për të mbrojtur interesin e Shqipërisë
Është diskutuar gjatë për situatën në Kuvend dhe vijimin e aksionit të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Diskutime që do të vijojnë edhe nesër, në orën 10, ku kemi rikonfirmuar edhe njëherë vullnetin tonë për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet funksioneve të tij.
Për të dy çështjet ka pasur unanimitet, secili është i lirë të shprehë opinionet e tij por për të dyja çështjet ka patur dhe ka dakordësi të plotë”-tha Bardhi.