Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD dorëzon në SPAK padi për koncesionin e ri 100 mln Euro të karburanteve

2021/03/02 at 3:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dorëzon në SPAK padi për koncesionin e ri 100 mln Euro të karburanteve

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan këtë të martë në SPAK padinë për koncesionin e ri të qeverisë Rama në fushën e hidrokarbureve.

Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të padisë ish-deputeti Agron Shehaj tha se në ditët e fundit të pushtetit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro pa asnjë studim dhe pa transparencë.

“Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro. Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve. Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama. Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë. Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.

Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar”, tha Shehaj.

Etiketa: hidrokarburevekoncesioninPDspak

Ju sugjerojmë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt
Bota

Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt

2 Dhjetor, 2025 5:16 pm
Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
Bota

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

2 Dhjetor, 2025 5:06 pm
Para
VIDEO/ Dhunonte sanitaren, shkarkohet nga detyra ambasadorja nga Filipine

VIDEO/ Dhunonte sanitaren, shkarkohet nga detyra ambasadorja nga Filipine

Qytetarët denoncojnë mjekun Edvin Prifti

Apeli liron nga burgu mjekun Edvin Prifti

COVID/ Maqedonia e Veriut regjistron 726 raste të reja dhe 7 viktima

COVID/ Maqedonia e Veriut regjistron 726 raste të reja dhe 7 viktima

TE FUNDIT

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
2 Dhjetor, 2025

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Maliq

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
2 Dhjetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
2 Dhjetor, 2025

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com