Ish-kryeministri Sali Berisha sfidoi deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Gjermani, Gunther Krichbaum, që të gjejë në arkivat e vendit të tij dokumente që të faktojnë akuzat e ngritura ndaj tij në vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta futur në listën e zezë.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Krichbaum tha se do të angazhohej personalisht që PD të pezullohej nga anëtarësimi në grupin e Partive Popullore Europiane.
“Keqardhje që një deputet i CDU mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ai e bën këtë, bazuar në një vendim të faktuar tashmë unversalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Duke thënë këtë, nuk e quaj zgjedhje të goditur nga ana e tij, por e ftoj të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të vendit të tij, nëse mund të gjejë një provë, dokument të vetëm, për të faktuar shpifjet dhe trillimin e mafies së Soros. Do ta vlerësoja…”,-tha Berisha./Opinion.al