Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon fakte të reja: Kompania e lidhur me Veliaj, ka lejuar fatura fiktive

2022/07/15 at 11:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD denoncon fakte të reja: Kompania e lidhur me Veliaj, ka lejuar fatura fiktive

Partia Demokratike ka publikuar këtë të premte fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i PD, Belind Këlliçi publikoi dokumentat e një kompanie e cila ka miratuar dhe aprovuar të gjitha faturat fiktive të kompanive të inceneratorëve.

Ai u shpreh se kompania quhet Ave Consulting, e cila ka lidhur me inceneratorin e Tiranës një kontratë rreth 640 mijë euro për mbikqyrjen e punimeve në impiantin e përpunimit të mbetjeve në kryeqytet. Po ashtu Këlliçi ka publikuar dokumentin ku kjo kompani konfirmon mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.

“Pas skandaleve të reja të publikuara ditët e fundit në lidhje me “Aferën e Shekullit”, atë të inceneratorëve, pas publikimit të kompanive fantazëm që bëjnë evazion fiskal me qindra milionë euro, pas faktimit të përdorimit të të moshuarve që jetojnë në azil, atyre që janë të pastrehë, barinjve që jetojnë në Greqi dhe madje përdorimit makabër të personave që kanë ndërruar jetë, duke i vjedhur atyre identitetin dhe duke qarkulluar e vjedhur miliona euro në emër të tyre, sot po publikojmë disa fakte të reja.

Të nderuar shqiptarë, Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet “Ave Consulting”. Sot po publikojmë dy dokumenta autentike. E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.

Pra, të nderuar qytetarë duhet të kuptoni se është pikërisht kjo kompani, “Ave Consulting”, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional. “Ave Consulting” është një emër që shumica prej jush nuk e ka dëgjuar kurrë. Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, me siguri një presta nome i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj. Njëlloj si ne rastin e inceneratoreve, me të tjerë prestanome, famëkëqinj dhe ata tashmë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Por, afera e re as nuk fillon këtu dhe as mbaron këtu.

“Ave Consulting” është kompania që ka certifikuar edhe projekte te tjera te zhurmshme në Tiranë, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re.

Te gjitha këto akuza, faktohen përmes Kontratës së sponsorizimit me nr. 3625/2 Prot, datë 25.05.2018 mes “Ave Consulting” shpk dhe ARRSH si dhe Kontratës me nr.42516/16 prot, datë 19.12.2019, lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe një bashkimi operatorësh konsulentë, mes tyre dhe “Ave Consulting” shpk.

Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit “Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja”, për llogari të një kompanie private, përfituese tek projekti i “Unazës se Re”.

Sa për ilustrim të asaj se “Ave Consulting” nuk është marrë për ekspertizën e thellë, por për lidhjet politike në projektin e Unazës, ja edhe një fakt tjetër: Kompania nuk ka në organikë asnjë inxhinier gjeodet. Një profesionist i tillë nevojitet për studimin topografik të veprës. Për të mos i lënë shkas zhvendosjeve të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit.

Një nga dhjetëra viktimat e kësaj afere është dhe familja 23 anëtarëshe e Haxhi Billes. Së cilës, edhe pse iu komunikua nga ARRSH se shtëpia e tyre nuk do te prishej, ata janë sot të pastrehë.

Partia Demokratike bën publike këto fakte sot, duke skicuar gjurmën e rëndë të vjedhjes dhe korrupsionit në të gjitha projektet e mëdha të Tiranës.

Habi e madhe qëndron në faktin se firma apo “dora” e kryebashkiakut, gjendet në shkresat, ku konsultat dhe supervizimet i jepen kësaj kompanie.

Fakti 650 mijë eurosh, që e lidh edhe me inceneratorët e Klodian Zotos e Mirel Mertirit, është vetëm ‘gozhda e fundit’ në murin ku janë varur portretet e hajdutëve serialë të Bashkisë dhe Qeverisë.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të lëvizë. Të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë, kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur.

Thirrja jonë për SPAK është: mos u bëni miratues të heshtur të të gjithë të zezave që u kalojnë para hundës!

E nëse serish nuk keni ekspertizën e duhur për këto fakte që parashtruam, mjafton të thërrisni pronarin e “Ave Consulting” dhe ta pyesni se si dhe përse i miratoi këto investime dhe fatura fiktive.

Te gjitha informacionet e mësipërme dhe kontratat e publikuara, do t’i depozitojmë e do të vëmë në dijeni SPAK, në mënyrë që t’i ndihmojmë në zbardhjen e kësaj afere.

E nëse SPAK e ka me të vërtetë dhe i shkon deri në fund aferës së inceneratorëve dhe inceneratorit të Tiranës, atëherë përpara drejtësisë do të shihni Edi Ramën dhe Erion Veliajn të cilët do të përfundonin në burg”-shprehet Këlliçi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Amnistia fiskale/ Ibrahimaj: Kufiri 2 mln euro, do ngrihet një njësi speciale

Amnistia fiskale/ Ibrahimaj: Kufiri 2 mln euro, do ngrihet një njësi speciale

Amnistia fiskale/ Ahmetaj: Përjashtohen zyrtarët dhe subjektet e OFL

Amnistia fiskale/ Ahmetaj: Përjashtohen zyrtarët dhe subjektet e OFL

Inceneratorët/Deputetë apo zyrtarë të lartë në listën e SPAK? Çfarë thotë Kuvendi

Dyshime për spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK operacion në Tiranë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com