Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon deputetin socialist: 13.9 mln euro përfitime nga tenderat

2020/12/29 at 5:29 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon deputetin socialist: 13.9 mln euro përfitime nga tenderat

Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe qeverinë se i ka dhënë nipit të deputetit socialist Sadri Abazi tendera me vlerë 13.9 milionë euro.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaron se 4.8 milionë euro kontrata ka përfituar kompania e Arbër Abazit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit.

Sipas Zhupës që kur Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë tendera me vlerë 9.1 milion euro. Po ashtu Zhupa denoncon se kjo kompani po shfrytëzon metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike, për të cilat një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit

Deklarata e plotë
Kompania Alko Impex në pronësi të Abër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, vijon të vjelë begatitë e tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar. 4.8 milion euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit. Që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit.
Por favoret dhe paratë publike që Erion Veliaj i dhuron bujarisht kompanisë së Arbër Abazit nuk mbarojnë këtu. Kompania Alko Impex shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike. Një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit për një vend parkimi në Tiranë. Pra, kompania e nipit të Sadri Abazit shmang në këtë mënyrë pagesën e dhjetëra apo qindra miliona lekëve çdo vit.
Për çudi, parkingun e saj të paligjshëm nuk e shikon policia bashkiake e Tiranës, të cilës nuk i shpëtojnë as arkat me domate apo qeset me majdanoz që shiten për të fituar bukën e gojës. Siç e shihni, kjo kompani vjedh qytetin me aprovimin e heshtur të Bashkisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit. Kompania e Arbër Abazit është e njohur tashmë për shkathtësinë e saj për të fituar tendera qeveritarë me dokumentacion false e procedura të dyshimta./Opinion.al

Etiketa: denoncimpartia demokratiketendera

Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave
Bota

Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave

26 Gusht, 2025 2:05 pm
Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër
Rajoni

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

26 Gusht, 2025 1:54 pm
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Kryesore

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

26 Gusht, 2025 1:45 pm
Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të kuvendit: Fitore e injorancës!
Rajoni

Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të kuvendit: Fitore e injorancës!

26 Gusht, 2025 1:26 pm
Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure
Politikë

Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure

26 Gusht, 2025 1:15 pm
Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve
Rajoni

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

26 Gusht, 2025 12:52 pm
Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin
Aktualitet

Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin

26 Gusht, 2025 12:44 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Politikë

Kryeparlamentari i ri i Kosovës,Spiropali:Mezi pres të fillojmë bashkëpunimin …

26 Gusht, 2025 12:26 pm
Rama: Plan të ri ekonomik dhe financiar nga BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Qeveria e re, Edi Rama takime në kryeministri

26 Gusht, 2025 12:19 pm
Para
Ndryshimet në qeveri, Andi Mahila emërohet zv/ministër i Brendshëm

Ndryshimet në qeveri, Andi Mahila emërohet zv/ministër i Brendshëm

Itali/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Itali/ Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

VIDEO/ Aksident në Tiranë, përmbyset taksia

VIDEO/ Aksident në Tiranë, përmbyset taksia

TE FUNDIT

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
26 Gusht, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një magazinë dhe një lokal dasmash në Lezhë. Gazetari...

Lexo më shumë

Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave

Britania e Madhe merr masa për të trajtuar krimet e nderit kundër grave dhe vajzave
26 Gusht, 2025

Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje...

Lexo më shumë

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër
26 Gusht, 2025

Mëngjesin e së martës është hapur njëra prej dy urave që Qeveria në detyrë e Kosovës nisi t’i ndërtojë muaj...

Lexo më shumë

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
26 Gusht, 2025

Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Qeveria ka rifilluar aktivitetin, me disa takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com