Partia Demokratike ka bërë publike sot emrat e anëtarëve të 3 komisioneve parlamentare. Në një njoftim për mediat PD ka bërë të ditur emrat e anëtarëve për Komisionet për Reformën Zgjedhore, atë Territoriale dhe Investimeve Strategjike.
Ashtu siç mund të shihni edhe në listën e mëposhtme, Komisionit për Investimet Strategjike do të ketë kryetar Gazment Bardhin. Bashkëkryetare për Komisionin për Reformën Territoriale, do të jetë Dhurata Çupi, ndërsa për Reformën Zgjedhore bashkëkryetar do të jetë Enkelejd Alibeaj.
KOMISIONI I POSACËM “PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE”
Bashkëkryetar:
- Enkelejd Alibeaj
Anëtarë PD:
- Oerd Bylykbashi
- Dashnor Sula
- Grida Duma
- Kreshnik Collaku
- Lindita Metaliaj
Anëtarë Zëvendësues: Selaudin Jakupllari; Eralda Bano (Tase) dhe Ervin Salianji
KOMISIONI I POSACËM “PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Bashkëkryetar:
- Dhurata Cupi
Anëtarë PD:
- Saimir Korreshi
- Zef Hila
- Xhelal Mziu
- Andia Ulliri
- Orjola Pampuri
Anëtarë Zëvendësues: Merita Bakiu, Zheni Gjergji dhe Bledion Nallbati
KOMISIONI HETIMOR “PËR VERIFIKIMIN E MËNYRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIN NR. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kryetar:
- Gazment Bardhi
Anëtarë PD:
- Emilja Koliqi
- Ferdinand Xhaferraj
- Lefter Gështenja
- Arbi Agalliu
- Bledion Nallbati
- Ilda Dhori
Anëtarë zëvendësues: Jorida Tabaku, Kastriot Piroli dhe Ramadan Likaj