Aktualitet

PD çon në Kushtetuese Bordin e ushqimeve, Sula: Nuk ka funksionuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 14/09/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, gjatë një dalje për mediat ditën e sotme bëri me dije se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të çmimeve të ushqimeve të shportës.

Sipas Sulës, Bordi i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve, me qëllim ruajtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar.

“Grupi parlamentar i PD-së ka përgatitur një material, ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar. Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, deklaroi Sula.

Më herët, Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve.

Pas