Aktualitet

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 11/11/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ditën e sotme bëri me dije se PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit.

Bylykbashi u shpreh se ndërtimi i Portit të Durrësit është një grabitje e pasurisë publike për interesa përfitimi individësh private.

“Jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë qëllimisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private, marrja e pronës publike, e Portit strategjik të Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privatë nën petkun e investitorëve strategjikë, pro në fakt me kompani ofshorë pas të cilave qëndrojnë interesat e pushtetëve, kemi pikërisht këtë: Ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë se Gjykata Kushtetuese do të mbrojë interesin publik dhe jo në mbrojtje të Kryeministrit dhe individëve që i qëndrojnë nga pas. E gjitha kjo është histori që bazohet tek Rama. Porti i Durrësit është aset i të gjithë shqiptarëve. Është atje dhe ka qenë atje si themel, nuk mund të ju merret qytetarëve. Nuk mundet që megafaera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes. PD këtë nuk e do e lejojë”, tha Bylykbashi./Opinion.al

Pas