TIRANE- Demokratët nuk do të kthehen në tryezën e dialogut politik pa u zbatuar vendimi i gjykatës kushtetuese që për mandatet e deputeteve socialistë Rakip Suli e Valentina Leskaj parlamenti t’i drejtohet kësaj gjykate për interpretimin e papajtueshmërisë.
Lulzim Basha, Kryetar i PD dekaroi: “Pa zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dialogu me Ramën është baraz si dialog me terroristët, dhe PD nuk dialogon me terroristët , qofshin këta edhe terroristë kushetues.”
Gjatë një bashkëbisdimi me gazetarët, pas kthimit nga vizita e tij në Uashington, Basha tha se ky vendim për t’u tërhequr nga negociatat erdhi pasi mazhoranca nuk reflektoi. “Përmes kanaleve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë , u prezupozua që vendimi i të enjtes një javë përpara, do të korrigjojë këtë të enjte“, tha ai.
Lulzim Basha thotë se kërkesa e opozitës nuk është kusht, por paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar në rast mos reflektimi.