Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe me vendimin e Grupit Parlamentar, opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Përpara mbledhjes së thirrur pasditen e së hënës, demokratët thanë se do të rikthehen në tryezën e Komisionit, vetëm pas përfundimit të afatit 10 ditor. Por ky qëndrim, thotë opozita, është diktuar nga standardi kriminal i Kryeminitrit Rama, që sipas tyre, është kundër Reformës në Drejtësi.
Mbledhja ka vijuar pas praninë e anëtarëve të opozitës.
Menjëherë pas saj, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i ka quajtur kontradiktore deklaratat e opozitës dhe vendimet e saj për të mos marrë pjesë në diskutime.
Në mbledhjen e së hënës u dëgjuan reflektimet e ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT. Xhafaj tha se gjatë kësaj jave, po punohet që projekti final kushtetues të jetë gati javën e ardhshme, për t’u votuar në Kuvend./Klan