Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Bllokimi i Senatoriumit,shembull skandaloz i keqmenaxhimit nga qeveria

2020/05/03 at 4:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Bllokimi i Senatoriumit,shembull skandaloz i keqmenaxhimit nga qeveria

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po i mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID-19, duke e futur sistemin në kolaps.


Sipas Gazmend Koduzit, anëtar i grupit të ekspertëve të PD-së, mbyllja e spitalit të Senatoriumit “Shefqet Ndroqi” për 5 të sëmurë me koronavirus nga 120 shtretër që ka, është shembull skandaloz i keqmenaxhimit të situatës nga ana e ekzekutivit.

Opozita e cilëson mohimin për kurim në spital publik të qytetarëve, akt kriminal dhe thotë se vendimi i qeverisë për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave, përkeqësimin e shëndetit ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në spitalet private.

Deklarata e plotë:

Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi.

Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhurara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar.

Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID. Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar.

Sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital. Kushti i vetëm për t’u operuar, është të jesh në gjendje të rëndë për jetën, përndryshe duhet të përplasesh në privat, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Kjo është e padrejtë!

Mohimi për kurim në spital publik i qytetarëve është kriminal. Vendimi absurd i Edi Ramës për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike, pasi i ka kthyer ato në spitale COVID, është absurd.

Përveç pacientëve që kanë nevojë jetike të kurohen në Sanatorium, me mijëra të sëmurë kronikë janë lënë, gjithashtu, në mëshirë të fatit. Mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë receta online.

Kjo ndodh sepse qeveria i ka lënë të pambrojtur dhe nuk i ka pajisur siç duhet që të mos detyrohen të  ndërpresin shërbimin e detyruar për qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi skandaloz i Edi Ramës për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave të rënda: përkeqësimin e shëndetit, megjithëse nuk janë të prekur nga COVID-i ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në sektorin privat.

Lehtësimi i vuajtjeve të qytetarëve të sëmurë dhe jo llogaritë politike me COVID duhet të jenë priorirteti më kryesor i qeverisë.

Etiketa: PDsenatoriumsistem


Ju sugjerojmë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Koronavirus/ Kina vetëm 15 raste të reja, ofron ndihmë për Italinë

Shërbimet inteligjente tregojnë si i fshehu Kina provat e koronavirusit

Pandemia, shkrimtarja e Harry Poter dhuron 1 milion paund

Pandemia, shkrimtarja e Harry Poter dhuron 1 milion paund

Pandemia dhe shpresa, video e “murgeshave gazmore” bëhet virale

Pandemia dhe shpresa, video e "murgeshave gazmore" bëhet virale
















TE FUNDIT

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Shtator, 2025

Dashi Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia...

Lexo më shumë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com